Chris LaCivita

Politikë

Mbështetje amerikane për Berishën? Fjalimi i LaCivita tregoi të vërtetën

12 Prill, 10:51| Përditesimi: 12 Prill, 10:54

  • Share

Që kur Chris LaCivita u shfaq në Tiranë si drejtues i fushatës së Partisë Demokratike, mediat e Sali Berishës dhe njerëzit pranë tij, e shitën këtë gjë, si mbështetje amerikane për Berishën.

Madje, si mbështetje nga vetë Donald Trump, meqë LaCivita ka punuar për fushatën e Trump. Dhe pastaj thanë se Berishës do i hiqet non grata. Edhe se do të udhëtojë drejt SHBA-së, para zgjedhjeve të 11 majit. Asgjë nga këto nuk ndodhi në fakt. Dhe nuk ka gjasë të ndodhë.

Këtë gjë e tregoi më së miri edhe vetë LaCivita, në fjalimin e tij që mbajti në hapjen e fushatës së PD-së. Fjalimi i tij flet më shumë se çdo gjë tjetër. Edhe pse ishte njeriu i shumëpritur, ai nuk foli më shumë se një minutë, duke zhgënjyer të pranishmit.

Por më zhgënjyes ishte fakti se ai nuk solli asnjë mesazh nga Amerika, më saktësisht nga administrata amerikane, ashtu siç pretendonin mbështetësit e Berishës.

Përmendi vetëm se Berishën duan ta dënojnë siç donin të bënin me Donald Trump, por asnjë mesazh nga ky i fundit apo administrata e tij, që mund të shihej si mbështetje për Berishën dhe PD.

Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, sepse ai nuk përfaqëson as Donald Trump dhe as administratën amerikane. Ai vjen si lobist, që merr pagesën e tij, e cila është goxha e shtrenjtë, dhe në 12 maj vështirë se do flitet më për të./Tema

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?