Mbështetje financiare për familjet e reja, Rama jep lajmin e mirë: Hapen aplikimet në e-Albania për programin e kredive të buta për mjekët, policët dhe ushtarakët

16 Shtator 2023, 11:20| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 11:47

  • Share

Nga sot nisin aplikimet nw portalin e-Albania pwr programin e kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj. Sistemi i aplikimit për këtë program tashmë është finalizuar dhe ky shërbim mundësohet që prej ditës së sotme në portalin e-Albania.

 Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

Mësohet se me këtë program lehtësues përftojnë 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcat e Armatosura dhe mjekët.

“Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj. E-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive. Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri”, shkruan kryeministri i vendit Rama.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhoni: 16/09/2023 17:49

    Bir selmani Nënës kë të Qaj më parë me 300 kuata në vitë për 50 mij punonjës llogarit i bëni vetë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?