Mbetën në kampin ‘ferr’ në Al-Hawl, apeli i vëllait të Ali Balliut: Shteti t’i rikthejë. Biseda e fundit me kunatën: Do na lëvizin nga kampi, nuk e dimë ku do na çojnë

15 Shtator 2020, 19:24| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 21:15

  • Share

‘Pa Gjurmë’ në Report TV, këtë të martë solli një tjetër histori nga kampi famëkeq në Al Hawl. Në kampin, që mund të konsiderohet një burg kanë mbetur prej 7 vitesh çifti Balliu nga Librazhdi. Ali dhe Rruzhdie Balliu nga fshati Dragostunjë u nisën drejt Sirisë për të gjetur djalin e tyre  Idajet  Balliu,  i cili i’u kishte thënë se do të shkonte në Arabinë Saudite për studime. Gjatë të vetmes telefonatë që mundi të bënte me të birin, Aliu mësoi se ai nuk ndodhej për studime në Arabinë Saudite, por ishte rekrutuar për të luftuar në Siri. Pas prostestës së zhvilluar ditën e djeshme, ku qytetarë të shumtë u bashkuan në marshimin për 51 fëmijë shqiptarë të mbetur në kampet e Sirisë, Tahir Balliu vëllai i Aliut dhe kunati i Ruzhdies vjen në studion e ‘Pa Gjurmë’, për të ribërë të njëjtin apel, të mundësohet kthimi i dy bashkëshortëve pranë fëmijëve të tyre në Shqipëri.

Vëllai në 2014 u largua me bashkëshorten. Djali iku me studime dhe ne nuk e dimë si përfundoi në Siri. Kur iku nga shtëpia na takoi të gjithëve dhe na tha se do të nisej për studime. Prindërit u nisën më pas, pasi morën vesh se djali u plagos. Aliu dhe Ruzhdia e gjetën gjallë djalin dhe u takuan, por ai humbi jetën më pas. Për vëllain s'kemi më informacion, pasi i kanë ndarë burra veç dhe gra më vete. Me kunatën Ruzhdien kemi folur. Ajo nuk flet me telefonin e vet, por nga një telefoni i një gruaje nga Bosnja. Ajo na pohonte se nuk dinte ku ndodhej Aliu. Së fundmi ka thënë se do t’i lëvizin nga ai kamp. Nuk e di ku do e çojnë. Ajo na ka thënë se jemi në gjendje të vështirë këtu. I drejtohem kryeministrit dhe organeve kompetente që të bëjnë të pamundurën. Ikën si ikën të paktën të bëhet dicka. Shteti është si bari, të bëjë të pamundurën t'i rikthejnë’, tha vëllai i Aliut dhe kunati i Ruzhdies, Tahir Balliu

Sot Rruzhdie Balliu ndodhet ende në kampin famëkeq Al Hawl, ndërsa nuk dihet asgjë për fatin e bashkëshortit, Aliut nëse është gjallë apo ka pësuar edhe ai fatin e të birit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?