Mbetën në mes të detit pasi skafi pësoi defekt, policia shpëton 12 turistë në Kepin e Rodonit gjatë natës, 8 prej tyre fëmijë

11 Korrik 2023, 09:43| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 12:55

  • Share

Një problem teknik i një skafi, me të cilin po lundronin 8 fëmijë dhe 4 te rritur, të afërm me njëri-tjetrin, bëri që ata të ngecnin për orë të tëra në mes të detit, derisa u shpëtuan gjatë natës nga policia kufitare në Kepin e Rodonit.

Skafi i familjes me 12 persona në bord, në pronësi të Artur Bardhos ishte nisur nga Shëngjini për të përfunduar në Kepin e Rodonit, por për shkak te erës, motori i skafit është fikur dhe për pasojë ata anë ngecur në mes të detit pa asnjë zgjidhje.

Sakaq rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, kur shërbimet e Policisë Kufitare të Shëngjinit janë njoftuar se 12 persona, mes tyre dhe të mitur, kishin mbetur në det janë nisur menjëherë më drejtim të skafit.

Të gjithë personat që ndodheshin në bord, u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti lundrues skaf që kishte pësuar defektin, u rimorkua dhe u dërgua drejt portit të Durrësit.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes Niko peleshi, i cili ka ndarë pamjet nga momenti i ndërhyrjes së ekipit të shpëtimit.

Ai u ka bërë thirrje pushuesve të tregohen të kujdesshëm gjatë lundrimeve në det, si dhe të raportojnë për çdo problem.

“Falë ndërhyrjes në kohë nga efektivët e Forcës Detare u bë e mundur të shpëtohen 12 persona, mes të cilëve 8 fëmijë, të cilët lundronin me skaf.  Mjeti lundrues kishte pësuar defekt, në afërsi të Kepit të Rodonit. Ata u shoqëruan në Portin e Durrësit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ju lutemi pushuesve të tregojnë kujdes gjatë lundrimeve në det dhe të lajmërojnë në kohë për çdo problem”. Ka shkruar Peleshi.

Ndërsa Policia e Durrësit fton qytetarët, turistët dhe pushuesit që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo rast nevoje.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?