Policia ndihmon turistët francezë

Mbetën të bllokuar në fshatin Pavar të Përmetit, policia i vjen në ndihmë dy turistëve francezë

27 Qershor, 10:10| Përditesimi: 27 Qershor, 10:13

  • Share

Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në fshatin Pavar të Përmetit.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:20, (27 qershor) për shkak të një defekti në automjetin e tyre, informoi sot policia.

Menjëherë pas njoftimit uniformat blu kanë shkuar në zonë për të ndihmuar turistët.

Raportohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa janë akomoduar në hotelin ku po qëndronin.

Turistët kanë falënderuar efektivët e policisë për ndihmën e dhënë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?