Mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet, shpëtohen 7 turistët e huaj (VIDEO)

7 Qershor, 10:53| Përditesimi: 7 Qershor, 11:09

  • Share

PËRMET- 7 turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet. Ata ishin duke eksploruar zonën me këmbë, por kanë mbetur të bllokuar në vendin e quajtur Shpella e Pëllumbave për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?