Zjarrëfiskja në vendin e ngjarjes

Mbetën të bllokuar në përroin e Zaranikës, shpëtohen dy turistët

5 Korrik 2020, 07:42| Përditesimi: 5 Korrik 2020, 09:35

  • Share

Dy turistë janë shpëtuar, pasi mbetën të bllokuar për disa orë në një ishull dheu në përroin e Zaranikës në Elbasan.

Turistët tentuan të kalojnë në këmbë përroin e Zaranikës duke përfituar nga ulja e nivelit të ujit, për të shkuar në një ishull dheu. Por reshjet e rrëmbyeshme të pasdite rritën nivelin e ujit në përrua duke bërë që turistët të mbeten të bllokuar. pa mundur të kalojnë në anën tjetër.

Ata njoftuan policinë dhe menjëherë kanë ndërhyrë zjarrfikësja e Elbasanit, e cila ka hyrë më një mjet të lartë dhe të rëndë duke bërë të mundur shpëtimin e turistëve.

Ambulanca në vendin e ngjarjes

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?