Ne foto kompozitori Cesk Zadeja

Një mundësi më shumë për kompozitorët e rinj, rikthehet konkursi “Çesk Zadeja”! Tri veprat fituese do vihen në skenë

26 Shtator 2023, 11:52| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 13:39

  • Share

Një mundësi më shumë për të rinjtë, për të promovuar dhe jetësuar në skenë veprimtarinë e tyre muzikore. Konkursi “Çesk Zadeja”, rikthehet edhe këtë vit nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Në këtë edicion të dytë, thirrja është e hapur deri në 6 nëntor për krijuesit e rinj Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, për kategorinë Muzikë Instrumentale dhe Vokale e Dhomës.

Veprat e plota do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga një juri me personalitete të fushës, shqiptarë e të huaj.

Nëpërmjet këtij konkursi do të përzgjidhen për t’u interpretuar veprat e 3 çmimeve fituese, ku vlerësimi i parë do të jetë “Çesk Zadeja 2023” ndërsa i dyti do të jetë vepër muzikore vokale i vlerësuar me “70-vjetori i TKOB-së”. (Vlera monetare e secilit prej çmimeve është 1000000 lekë, 800000 lekë dhe 600000 lekë).

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?