Numërimi i votave brenda vendit thuajse ka përfunduar dhe ndikimin në mandatet e shpërndara mund ta ketë në vetëm 2-3 të tilla, vetëm vota e diasporës. Nëse asgjë nuk ndryshon atëherë panorama është e qartë, Partia Socialiste në të gjithë vendin merr 83 mandate, 9 më shumë sesa zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021, teksa 6 qarqe i kanë dhënë më shumë ligjvënës socialistëve.
Ndërsa aleanca opozitare merr 50 mandate deputetësh, 13 më pak se zgjedhjet e kaluara kur kishin 63. PD-ASHM humb mandate në 7 qarqe, më së shumti në Tiranë, Fier dhe Elbasan. PSD e Tom Doshit merr 3 mandatet si në 2021-shin, ndërsa 3 parti të reja marrin nga 1 mandat në Tiranë. Sa i përket votës popullore PD-ASHM deri tani ka një rënie rreth 12.5%, ndërsa socialistët një rritje me rreth 3.5%.
Në qarkun e Tiranës i cili shpërndan 37 mandate, Partia Socialiste merr 19 deputetë, 1 më shumë se në vitin 2021. Partia Demokratike dhe aleatët kanë një rënie prej 4 mandatesh, 13 nga 17 që kishin para 4 vitesh. Këto katër mandate i marrin partitë e reja, 2 Mundësia, 1 Bashkë, dhe 1 Nisma Shqipëria Bëhet. Në Tiranë PD si parti politike del me vetëm 9 deputetë, pasi 4 i kanë aleatët, sigurisht nëse 1 që pritet të fitojë në listën e hapur do të jetë i PD. Aleanca PD-ASHM në Tiranë ka një rënie votash me mbi 10% krahasuar me vitin 2021.
Dy janë qarqet që kanë bërë një diferencë shumë të madhe për Partinë Socialiste në këto zgjedhje, Fieri dhe Elbasani. Në Qarkun Fier PS është duke marrë 12 mandate, 3 më shumë se në vitin 2021 kur kishte marrë 9. Të tre mandatet ia merr koalicionit opozitar PD-ASHM, mandate që humben të tria nga PD. Partia e Lirisë e merr mandatin e saj që kishte edhe në 2021-shin pasi ka Bruninda Haxhiun të tretën në listën e fiksuar.
Situatë e përafërt paraqitet në Qarkun Elbasan. Partia Socialiste merr 10 mandate, 2 më shumë se viti 2021 kur rezultati doli 8 me 6. Mandatet i humb Partia Demokratike, e cila ka një rënie mbi 12.5%, përkundrejt rritjes me mbi 5% të Partisë Socialiste. Në Elbasan merr mandat edhe Edmond Haxhinasto i PL, në listën e sigurt, duke i zbritur kështu edhe një tjetër PD-së.
Në qarkun e Vlorës Partia Socialiste është rritur në pikë përqindjeje, ndërsa aleanca opozitare ka një rënie drastike. Me numërimin e votës së diasporës shpërndarja e mandateve duket se po ndryshon. PS merr një deputet më shumë, pra shkon në 9 përkundrejt 3 të PD-ASHM.
Fieri, Elbasani dhe Vlora, janë edhe 3 qarqet ku koalicioni opozitar humb mandate edhe nga lista që konsiderohej e sigurt. I pesti në Fier, Eduard Sharka, i pesti në Elbasan, Aurel Bylykbashi dhe i katërti në Vlorë, Atird Hoxha, që pretendonin të ishin të sigurt, sipas rezultateve nuk do të jenë ligjvënës në Kuvendin e ardhshëm.
Në Qarkun Dibër ka një përmbysje. Me një rritje që i kalon 11% të votave Partia Socialiste ka arritur të marrë 3 mandate në Dibër përkundrejt 2 të PD-ASHM, që ka një rënie prej mbi 14%.
Në Lezhë Aleanca PD-ASHM ruan 4 mandatet përkundrejt 3 të Partisë Socialiste, por rritja me mbi 4% e socialistëve dhe rënia me mbi 14.5% e opozitës e ka bërë garën për deputetin e shtatë shumë të ngushtë, teksa pritet të numërohen edhe disa mijëra vota të diasporës.
Në Shkodër Partia Demokratike ruan avantazhin por me një mandat më pak. Në këto zgjedhje PD-ASHM fitojnë 5 mandate përkundrejts 4 të socialistëve që ruajnë deputetët e legjislaturës së kaluar, edhe pse kanë një rritje prej gati 10% të votave. 2 mandate në kryeqendrën e veriut i merr Partia Socialdemokrate, ashtu si edhe para 4 vitesh. Mandati humbet nga Partia e Lirisë e cila si LSI në zgjedhjet e 2021-shit mori një mandat.
Edhe në Qarkun e Korçës socialistët mbajtën 6 mandatet që morën në vitin 2021, edhe pse këtë vit Korça çonte 10 deputetë në Kuvend, dhe jo 11 siç para 4 vitesh. Mandatin e 11 e humbi PD-ASHM, pasi rënia në përqindje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 është rreth 14%.
Një qarku shumë i rëndësishëm si ai i Durrësit nuk ka pasur ndryshime në shpërndarjen e mandateve. Rezultati është 8 me 6 në favor të Partisë Socialiste, ashtu siç ndodhi para 4 vitesh. Koalicioni opozitar ka arritur t’i mbajë 6 ligjvënësit e Durrësit, edhe pse ka një rënie në vota me mbi 9%.
Në Kukës nuk kishte histori. Ashtu siç edhe pritej rezultati mbeti 2 me 1 në favor të Partisë Demokratike, edhe pse fillimisht u duk mandati i dytë i saj rrezikohej nga PSD e Tom Doshit. Pa histori është edhe Qarku i Gjirokastrës i cili mbyllet 3-1 në favor të Partisë Socialiste. Demokratët e ruajtën një mandat, edhe pse bashkë me aleatët ranë me mbi 14% përkundrejt rritjes me mbi 8% të socialistëve.
Edhe në Berat situata nuk ndryshon, të dyja palët mbajnë të njëjtat mandate, 5 me 2 në favor të Partisë Socialiste. Socialistët thuajse kanë ruajtur të njëjtat kuota në pikë përqindje me një rritje të lehtë, ndërsa PD-ASHM ka rënë mbi 12%.
FIER PS 12 (+3)
ELBASAN PS 10 (+2)
DIBËR PS 3 (+1)
SHKODËR PS 4 (+1)
VLORË PS 9 (+1)
TIRANË PD-ASHM 13 (-4)
FIER PD-ASHM 4 (-3)
ELBASAN PD-ASHM 4 (-2)
DIBËR PD-ASHM 2 (-1)
SHKODËR PD-ASHM 5 (-1)
KORÇË PD-ASHM 4 (-1)
VLORË PD-ASHM 3 (-1)
DURRËS PS 8 PD-ASHM 6
BERAT PS 5 PD-ASHM 2
GJIROKASTËR PS 3 PD-ASHM 1
KUKËS PS 1 PD-ASHM 2
LEZHË PS 4 PD-ASHM 3
Komente

Historikishtë kështu ka qenë blu rexhionet çdo herë pro serbo sllave kanë qenë dhe ende janë çdo herë ma tepër e kanë çëmua Beogradin e Podgoricën se sa Tiranën e Shkupin andaj ska befasi ishte e dhimbshme Dibra të përfshihej në një kosh me këto
PërgjigjuTe pafytyret Kellici, Noka, Vokshi, Shehu dhe gjithe Lista e Mbyllur duhet te largohen njehere e mire nga drejtimi i Partise Demokratike. Keto jane turpi per ne si popull qe nuk kemi opozite, qe nuk kemi te drejta te barabarta, qe na perdhoset xdo e drejte kushtetuese, cdo ushtrim profesioni te ndershem. Turp te kene Kellici, Noka, Vokshi, Shehu. Turp.
Përgjigju