Policia e Durrësit ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Durrës në lagjen nr 4, ku mbeti i plagosur Arbër Tivari.
Policia ka arrestuar 25-vjeçarin Arbër Tivarin, në spital, banues në Durrës. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak dhe një kapuç në ngjyrë të zezë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Arbër Tivari i dënuar më parë edhe për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Po ashtu policia ka shpallur në kërkim Alket Buçpapën, 28-vjeç, i cili është autor i plagosjes së Arbër Tivarit, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mbrëmjen e kaluar, pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, shtetasi Alektet Buçpapaj ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin Arbër Tivari Tivarin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasit Alekt Buçpapajt.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Vrasja me dashje” mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje" në ngarkim të shtetasit Alket Buçpapaj, si dhe për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve në banesë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", në ngarkim të shtetasit Arbër Tivari.
Sendet e sekuestruara