Politikë

Mbeti jashtë kuvendit, Ilir Alimehmeti ‘kritika’: Opozita duhet të reflektojë pas humbjes! ‘Maestrot’ e sistemit zgjedhor kanë zbehur rëndësinë e votës

19 Maj, 14:56| Përditesimi: 19 Maj, 15:46

  • Share

Ilir Alimehmeti, një ndër kandidatët më të votuar të PD në zgjedhjet e 11 majit por që u mund nga Jorida Tabaku, tha se sistemi zgjedhor aktual po dëmton demokracinë për shkak se nuk është i bazuar në votën e qytetarëve. Në një intervistë për Report TV, ai deklaroi se ‘maestrot’ që kanë miratuar këtë sistem, e kanë zbehur gjithmonë e më shumë peshën dhe rëndësinë e votës. 

“Asnjë nuk ndodhi, ajo që e dimë që kemi një shtet me sistem zgjedhor që më kot e quajmë sistem zgjedhor. Një sistem, i atillë që gjithmonë e më pak po bazohet te vota e qytetarëve dhe kjo por reflektohet te sjellja e qytetarëve sepse gjithmonë e më pak po shkojnë për të votuar. Ne sot na voton më pak se gjysma e popullatës dhe kushdo që bën qeveri në fakt sundon me shumicën e pakicës. Në këtë sistem zgjedhor, këto maestrot kanë filluar t’ia heqin gjithmonë e më shumë peshën dhe rëndësinë e votës, dhe ky është largim nga demokracia. Besoj fort te vlerat demokratike dhe te demokracia e drejtpërdrejtë. 20 vite më para kemi pasur sistem më të mirë, maxhoritar, kishe përballë direkte ndërmjet forcave politike, programeve dhe personaliteteve në zona të ndryshme. Sot besoj e keni parë sesi brenda kësaj fushatë, më tepër është diskutuar për garë brenda forcës politike sesa ndërmjet forcave politike. Është për të ardhur keq. Duke i hequr më tepër peshën votës siç ndodh në këtë sistem se siç e pranon edhe kryeministri që mos dilni me votuar fare, neve vijmë te përgjigja, mund të jesh më i votuar por maestrot bënë  të atillë ligjin e rregullin hoqën edhe herësin që të mos kishte asnjë mundësi që njerëz të preferuar nga popullata të përfaqësohen aty.", deklaroi Alimehmeti.

Alimehmeti u pyet gjithashtu edhe nëse do t’i njohë zgjedhjet, ndryshe nga ajo çfarë ka deklaruar Sali Berisha se ishin të vjedhura nga krimi dhe Rama. Alimehmeti iu shmang duke thënë se së pari procesi vijon, dhe se do të bëjë një analizë të tijën, për të dalë më pas në konkluzione konkrete.

“Në radhë të parë procesi për mua ende vazhdon. Kur të mbarojë procesi do të kem një analizë timen. Ju garantoj se këto ditë mungesa e gjumit bën vështirësi për të bërë një analizë korrekte. Në këtë aspekt, kemi një element, kemi një raport të OSBE-ODIHR. Ata thonë se në Shqipëri gara ndërmjet kandidatëve ka qenë e pabarabartë, ka pasur përdorim të administratës, intimidim të qytetarëve, përdorim të bandave, përdorim të disa premtimeve. Nëse kthehemi te kjo logjika, pse kthehemi OSBE-ODIHR, le ta hedhë në det raportin. Pse neve nuk duhet ta diskutojmë këtë raport? Ata thonë se përdorën një fjalë që s’e kanë përdorur në raporte të tjera. Ata nuk thonë na janë raportuar. Kemi dëshmuar, që dmth kanë prova dhe fakte apo kanë qenë të pranishëm kur x gjë ka ndodhur", shtoi ai.

Teksa drejtoi gishtin nga qeveria, Alimehmeti pranoi se duhet të ketë edhe reflektim nga opozita. Ai thotë se në disa elementë gjatë fushatës kanë ceduar, teksa përmendi se shumë kandidatë në listat e mbyllura nuk kanë qenë thuajse të pranishëm në fushatë.

Pyetjes nëse duhet të marrë përgjegjësi Sali Berisha për këtë humbje të thellë, Alimehmeti nuk dha një përgjigje precize, por të nënkuptuar teksa u shpreh se "Përgjegjësia shkon për lart në çdo organizatë apo biznes." Ai gjithashtu deklaroi se beson që pas analizës së humbjes, do të ketë një riformatim brenda radhëve të tyre.

"Patjetër duhet të reflektojë. Në radhë të parë a ka ceduar fushata, në disa elemente patjetër që po. Disa elementë kanë thuajse të papranishëm në fushatë, përgjithësisht të listës së mbyllur. Kjo është e vërtetë sepse nuk fshihem pas gishti. A do të ketë një analizë gjithëpërfshirëse? Do ta bëjmë, të mbarojë procesi. Ka pasur mesa di edhe disa qarqe të tjera, por ka qenë i vetmi problem? Jo, ka pasur edhe probleme të tjera. Përgjegjësia shkon për lart në çdo organizatë apo biznes. Por neve nuk shohim vetëm këtë fakt, jo vetëm që do të përmirësohesh dhe në çfarë terreni përmirësohesh. Nëse këtu nuk ka dikush në këtë garë midis dy forcave nuk ka arbitër, apo nuk është korret, është e kotë. Gjithmonë vëllai i madh do ta mundë të voglin në mundje. Ne fshihemi pas këtyre shifrave dhe harrojmë gjërat e mëdha.

Në radhë të parë do mbyllet procesi, në radhë të dytë do të ketë analizë dhe më pas do të ketë riformatim. Pas çdo veprimi, për mirë apo për keq, analiza duhet bërë dhe në varësi se kush ka punuar më mirë duhet të ketë promovim dhe më dobët, një hap më mbrapa. Ai që performon duhet të mbështetet të ecë përpara. Unë jam mbështetës i fortë i situatave dinamike, jo statike. E vërteta në fund fare mund të dhembë, por të ngre një problem, dhe po ta thuash, fillon  e mendon se si ta zgjidhësh. Mua më intereson zgjidhja. Po ta zgjidhim një problem, i kemi bërë mirë PD.", shtoi Alimehmeti.

Pyetur për kërkesën e tij të depozituar në KQZ, ku kërkon pamjet filmike të numërimit të votave, Alimehmeti tha se ka dyshime në të dyja krahët për vjedhje votash.

"Nga të dy krahët. Numërues ka 4 vetë në tavolinë. Përderisa i kërkova, po. Ndoshta kamera thotë nuk ekziston kjo gjë, është e drejta e çdo kandidati që t’i shohë. Kjo është e parashikuar në ligj. Unë jam shumë institucional në këtë drejtim, përderisa ka një procedurë që ka miratuar KQZ, ndiqet ajo procedurë."

A ishin një dështim aleatët e Berishës që nuk mblodhën dot vota? Alimehmeti tha se ishin nën pritshmëritë e disa personave.

“Besoj se ishin nën pritshmërinë e disa personave. Disa forume ose njerëz të caktuar që marrin vendime kanë mbivlerësuar peshën e tyre, por ka ndodhur brenda kuadrit se si kanë qenë të gjithë zgjedhjet sipas raportit të OSBE-ODIHR.”, deklaroi ai.

Ora 15:08
Alimehmeti kritika besnikëve të Berishës: Disa të listës së mbyllur ishin thuajse të papranishëm në fushatë

1747660197_alimehmeti.JPG

Kandidati Ilir Alimehmeti, në intervistën për Report TV, teksa tha se opozita duhet të marrë përgjegjësi për humbjen, pranoi se disa elementë kanë ceduar. Ai tha se disa elementë, duke iu referuar kandidatëve të Berishës në listat e mbyllura, thuajse nuk ishin të pranishëm në fushatë.

"Patjetër duhet të reflektojë. Në radhë të parë a ka ceduar fushata, në disa elemente patjetër që po. Disa elementë kanë thuajse të papranishëm në fushatë, përgjithësisht të listës së mbyllur. Kjo është e vërtetë sepse nuk fshihem pas gishti. A do të ketë një analizë gjithëpërfshirëse? Do ta bëjmë, të mbarojë procesi. Ka pasur mesa di edhe disa qarqe të tjera, por ka qenë i vetmi problem? Jo, ka pasur edhe probleme të tjera. Përgjegjësia shkon për lart në çdo organizatë apo biznes. Por neve nuk shohim vetëm këtë fakt, jo vetëm që do të përmirësohesh dhe në çfarë terreni përmirësohesh. Nëse këtu nuk ka dikush në këtë garë midis dy forcave nuk ka arbitër, apo nuk është korret, është e kotë. Gjithmonë vëllai i madh do ta mundë të voglin në mundje. Ne fshihemi pas këtyre shifrave dhe harrojmë gjërat e mëdha.

Në radhë të parë do mbyllet procesi, në radhë të dytë do të ketë analizë dhe më pas do të ketë riformatim. Pas çdo veprimi, për mirë apo për keq, analiza duhet bërë dhe në varësi se kush ka punuar më mirë duhet të ketë promovim dhe më dobët, një hap më mbrapa. Ai që performon duhet të mbështetet të ecë përpara. Unë jam mbështetës i fortë i situatave dinamike, jo statike. E vërteta në fund fare mund të dhembë, por të ngre një problem, dhe po ta thuash, fillon  e mendon se si ta zgjidhësh. Mua më intereson zgjidhja. Po ta zgjidhim një problem, i kemi bërë mirë PD.", shtoi Alimehmeti.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • arjani: 19/05/2025 15:38

    ky duhet te behet kryetar i PD, dhe eshte e sigurte qe me ekte vjen ne pushtet PD ne zgjedhjet e radhes. Bravo Ilir, je me i miri!!!

    Përgjigju
  • Alkimisti: 19/05/2025 15:27

    Perfaqesues i denje Ilir Alimehmeti. Kasta e vjeter e pavotuar duhet te jepte doreheqje e ti hapte rruge nje intelektuali si Alimehmeti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kalon për gjykim dosja 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?