Politikë

Mbeti jashtë Kuvendit, Ilir Alimehmeti në ‘Repolitix’: Kam kërkuar videot e numërimit! Kapri: PD s'na e merr dot mandatin në Tiranë! Bala: SHBA 'certifikoi' 11 majin

27 Maj, 22:25| Përditesimi: 28 Maj, 07:17

  • Share

Zgjedhjet e 11 majit kanë qenë në fokus të emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv mbrëmjen e sotme. Kandidati për deputet i PD Ilir Alimehmeti edhe pse ishte një nga më të votuarit në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë, nuk ia doli do të siguronte një vend në Parlament.

I ftuar në studio, ai tha se ka kërkuar që të shoh videot e numërimit, të cilat ende nuk i janë dhënë nga KQZ.

‘Ne kishim dy element në këto zgjedhje dhe një moment ishte numërimi për subjektet politike dhe një proces për numërimin e kandidatëve. Unë jam në listë të hapur unë jam tek faza e dytë dhe unë kam kërkuar videot e Kzaz dhe procesverbalet. Ende KQZ s’na i ka dhënë materialet. Ne duam ne nuk mund të pranojmë kode zgjedhore që të largosh të zgjedhurin nga zgjedhësit. Kur unë te këm rezultatet e këtij vëzhdimi do të veprojmë brenda kuadrit ligjor’, tha ai.

Ai tha se edhe raporti i OSBE-ODHIR tregoi se gara në këto zgjedhje ishte e pabarabartë.

‘Do pyet kryesia dhe ajo do të marr vendimet përkatëse. Ke një raport të OSBE Odhir për garë të pabarabartë dhe po punohet që të ketë një raport përfundimatër. Dhe për vendime përkatëse do të pyetet kryesia. Po që veprimi nuk ndalet aty, procesi nuk ka mbaruar ende dhe pas mbarimit ne do të bëjmë një analizë dhe më pas do të merren vendime’, tha ai.

Një koment e pati edhe për urimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin shqiptar lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

‘Duket qartë se kush mungon në urim. Këtu urohen dasmorët dhe jo çifti. Flet për popullin dhe për vazhdimin e një partneri strategjik dhe kaq, një fjali është dhe me një farë vonese që unë mendoj se është një mesazh në vetvete’, tha ai.

Nga ana tjetër, PD kërkon që ti rrëmbejë mandatin deputetit të zgjedhur të Partisë Mundësia Erald Kapri. PD ka kërkuar rinumërimin e votave të pavlefshme në Tiranë, duke pretenduar se diferenca mes mandatit të fundit të saj dhe atij të Kaprit është e vogël.

Por për Erald Kaprin PD nuk mund t'ja marr dot mandatin, pasi mandati i tij është konfirmuar. 

‘Mandati i dytë është konfirmuar si në qark dhe me votën e diasporës dhe nga disa eksponent të PD është thënë që do kërkojnë në KQZ që të numërojnë votat e pavlefshme sepse mandatin e kemi humbur për 100 vota, duke qenë e pavërtetë. Kjo është një hipokrizi politike sepse sa kohë ti nuk njeh procesin, dhe kërkon të marrësh një mandat një mandat që stë takon në tavolinë. Diferenca është 1 mijë e 234 vota mes mandatit tim dhe mandatit të 14 të PD dhe si mund ta thotë një parti që ka 2 numërues në tavolinë nga 4, ne vëzhgues kemi pasur, i bie që ne kemi vjedhur PD. Dhe nëse është për transparencë të hapet e gjithë Tirana. Ne kemi bërë gati kërkesën, nëse PD e do për votat e pavlefshme ne do themi le ta lexojmë edhe njëherë votën nga e para, ne kemi indicie që rezultati jonë do të thellohet', tha ai.

Për gazetarin Anri Bala urimi i SHBA për zgjedhjet tregon se SHBA certifikoi zgjedhjet. Sipas tij, SHBA nuk e do Berishën dhe se partneritetin e kanë me Ramën sepse ai është kryeministër.

‘SHBA se do Berishën. Cerfifikoi zgjedhjet e 11 majit dhe thotë vijojmë partneritetin. Është deklaratë e ambasadës në momentin që ka bërë këtë deklaratë është njohur rezultati.  Rama mund të ketë mëkat e veta dhe këta kanë të tyret. Kjo praktikë që po ndjekin këta, po i japim hapësirë Berishën që të mos zbatojë statutin, Berisha nuk lëviz nga partia’, tha ai.

Avokati Përparim Çaça, e cilësoi si shqetësuese që Partia Socialiste ka dalë më e fuqishme se në vitin 2021. Por sipas tij kjo ka ndodhur pasi përballë pati një opozite që sipas tij, është rrudhur.

‘Numrat janë problematik, PS kanë marr mandate më shumë se në 2021, për qeverisjen mund të thuhen shumë gjëra, të gjitha gjynahet mbi këtë qeveri janë por ne s’kemi një mënyrë tjetër për ta ndëshkuar këtë qeverisje veçse me votë. Ne kemi 9 mandate më shumë dhe një opozitë që është rrudhur. Rama nuk ndryshon strategji në Kuvend do të injorojë opozitën dhe nuk do të ndryshojë qasjen që ka’, tha ai.

Ora 23:02
Meta dhe Kryemadhi zyrtarisht të pandehur, avokati Çaça për Report Tv: Duhet distancim nga politika, fokus në argumentat juridikë

 

Në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, avokati Perparim Çaça komentoi situatën e re të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët sot u shpallën zyrtarisht të pandehur për çështjen e lobimit të paligjshëm. Çaça tha se tani statusi i tyre ka ndryshuar.

“Është shumë e rëndësishme për publikun që tani ka ndryshuar statusi i tyre, nga persona të dyshuar, në të pandehur për veprat penale për të cilat akuzohen.”-tha Çaça.

Ai sqaroi se hetimi ende nuk ka përfunduar, por sipas praktikës gjyqësore, është pothuajse e pamundur që çështja të mos kalojë për shqyrtim në gjykatë.

“Duke qenë se kam pak kohë që kam marrë çështjen, mendoj që duhet ndërtuar një strategji e qartë me klientin, sepse aktualisht duket sikur pranohet se vepra penale e lobimit është e paligjshme, por ndryshon subjekti i veprës, pra nuk është zoti Meta, por persona të tjerë.”-tha Çaça

Çaça nënvizoi domosdoshmërinë që avokati i palës së mbrojtjes të distancohet nga argumentat politike dhe të përqendrohet vetëm te faktet dhe argumentet juridike.

“Deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë në proces. Është e nevojshme që të vërtetohet me prova dhe fakte që akuzat nuk qëndrojnë.”-përfundoi avokati.

Sipas Çaças, duket sikur pranohet se vepra penale e lobimit është e paligjshme, por ndryshon subjekti që e ka kryer këtë vepër, pra nuk është zoti Meta, por persona të tjerë. 

"Nuk e di, duke qenë se avokati ka pak kohë që e ka marrë çështjen për mendimin tim duhet të bëjnë një strategji me klientin për këtë qasje që ka, sepse de facto, duket sikur pranohet që kjo vepër penale, pra lobimi është i paligjshëm por ndryshon subjekti i veprës penale. Pra nuk është zoti Meta, por njerëz të tjerë. Pra unë do sugjeroja që të njihet mirë me dosjen."-përfundoi avokati .

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?