Deputeti Edmond Spaho ka njoftuar largimin nga politika pasi nuk arriti që të siguronte një ulesë në Kuvend. Spaho tha se ishte i shokuar me rezultatin pasi mandatet në këtë qark u ndanë 6 me 4 për PS.
Në një reagim në rrjete sociale pas humbjes së thellë të PD, ai njofton se këto janë zgjedhjet e tij të fundit të karrierës aktive në Parlament, ndërsa PD i uron forcë për të kaluar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet.
“Të nderuar miq, jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit! Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës time aktive në parlament. Dëshiroj të falenderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mësha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim. Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët e degës së PD Maliq dhe të qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë. Dëshiroj të falenderoj më shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta. I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqiërinë. Me shumë mirënjohje, Edmond Spaho.", u shpreh Spaho
Sakaq, kujtojmë që Berisha, sikurse edhe pritej, pas rezultatit të zgjedhjeve doli në konferencë për mediat dhe hodhi akuza për vjedhje votash.
Komente

SI dole profesor ? Sa miliona i vodhe popullit,te vret ndopak ndergjegjia qe 20 vjet vetem e vodhet ate komb
Përgjigju