Volodymis Zelensky

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Putin vrau Prigozhin! Ukraina gati për të shkruar në zgjedhje

8 Shtator 2023, 08:11| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 20:36

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e Yevgeny Prigozhin, themeluesit të Grupit Wagner, të paktën sipas informacionit të mbledhur nga ukrainasit. 

‘Ai vrau Prigozhin, të paktën ky është informacioni që ne kemi,’ tha presidenti ukrainas ndërsa fliste në Kiev. 

Zelensky shtoi gjithashtu se në Ukrainë "ne nuk patëm ditë zie kur Prigozhin vdiq, për ne ky është një terrorist më pak". 

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është e gatshme të mbajë zgjedhje edhe pse lufta me Rusinë është ende në vazhdim.

"Unë jam gati për zgjedhje. Domethënë jemi gati nëse është e nevojshme," tha Zelensky

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka mbërritur në samitin e G20, i cili po zëvendëson Presidentin rus, Vladimir Putin. Ai tha se Rusia kishte informacione rreth përpjekjeve për të hedhur në erë tubacionet e gazit Rrjedha Turke dhe Rrjedha Blu në Detin e Zi.

Sipas gazetës gjermane Bild, Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, thuhet se ka bërë katër propozime në një letër "sekrete" të datës 28 gusht drejtuar ministrit rus, Sergey Lavrov, për të rinovuar marrëveshjen për grurin ukrainas.

Ai tha se do të kishte 4 koncesione të cilat ishin: anashkalimi i sanksioneve financiare të BE-së mbi Bankën Bujqësore Ruse përmes një dege të veçantë; mundësia e sigurimit të anijeve ruse kundër sulmeve të Ukrainës me mbështetjen e OKB-së dhe bankës britanike Lloyd's; ndihmë për të rikuperuar kapitalin rus të ngrirë nga sanksionet në BE; hyrjen e anijeve ruse me produkte ushqimore dhe plehrash në portet e BE-së me autorizime të shpejta

Sekretari amerikan, Antony Blinken, zhvilloi një bisedë telefonike me ministren e jashtme rumune, Luminita Odobescu. Të dy diskutuan për mbetjet e dronit të gjetur në Rumani, pranë kufirit me Ukrainën. 

Lajm në përditësim...

Ora 20:37
Zelensky: Ukraina gati për të shkuar në zgjedhje

1693237304_zz.jpg

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është e gatshme të mbajë zgjedhje edhe pse lufta me Rusinë është ende në vazhdim.

"Unë jam gati për zgjedhje. Domethënë jemi gati nëse është e nevojshme," tha Zelensky, duke shtuar se ai ishte në favor të hyrjes së vëzhguesve ndërkombëtarë sepse "për ne gjëja kryesore nuk është mbajtja e zgjedhjeve, por se ata njihen”.

Ora 15:58
Zelensky: Sipas informacionit që kemi Putin vrau Prigozhin

1694181458_ele.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e Yevgeny Prigozhin, themeluesit të Grupit Wagner, të paktën sipas informacionit të mbledhur nga ukrainasit, raportoi BBC e Rusisë.

"Putini është shfryrë si njeri dhe si politikan. Ai vrau Prigozhin, të paktën ky është informacioni që ne kemi. Ne nuk patëm ditë zie kur Prigozhin vdiq, për ne është një terrorist më pak. Morali i rusëve u shemb sepse u mbuluan me grupin Wagner, ata nxituan dhe nuk mund të ktheheshin prapa”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu tha se “rusët humbën mbrojtjen e Wagnerit dhe kjo është sigurisht një avantazh për ne”.

Ora 14:47
Lavrov: Ne kemi informacione për planet kundër tubacioneve të gazit në Detin e Zi

1694177230_kjhsad.jpg

Rusia ka informacione në lidhje me përpjekjet për të hedhur në erë tubacionet e gazit Rrjedha Turke dhe Rrjedha Blu në Detin e Zi, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Lavrov ka mbërritur para disa orësh në Nju Delhi, Indi përpara pjesëmarrjes së tij në G20.

Lavrov zëvendëson presidentin, Vladimir Putin, i cili javët e fundit njoftoi se nuk do të merrte pjesë, mes tensioneve për agresionin rus kundër Ukrainës.

Ora 14:42
Evakuohet Komisioni zgjedhor në Kherson për shkak të bombardimeve ruse

1694176920_kk.jpg

Një komision zgjedhor në rajonin Kherson u evakuua për shkak të një sulmi me raketa ruse, tha kreu zgjedhor, Ella Pamfilova. 

Nikolai Ivanovich Bulaev, nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, konfirmoi gjithashtu se një "sulm me raketa" ishte paralajmëruar në rajon.

Edhe në rajonin e pushtuar Kherson, sipas Moskës, përfaqësuesit e qeverisë duhet të zgjidhen, por jo drejtpërdrejt, por përmes votimit në parlamentet lokale. 

Në total, zgjedhjet e liderëve në 21 rajone të Rusisë janë caktuar në Ditën e Votimit të Unifikuar. Në shumicën e rasteve, votimi do të zgjasë tre ditë.

Ora 14:37
Hapen qendrat e votimit në 54 rajone ruse për kreun ekzekutiv

1694176646_kjews.jpg

Qendrat e votimit janë të hapura në 54 rajone të Rusisë, njoftoi kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova në një konferencë, raportuar nga agjencia e lajmeve ruse Ria Novosti. 

Në pesë rajone, kreu i ekzekutivit do të zgjidhet jo drejtpërdrejt, por me votën e parlamentit lokal, si për rrethin Yamalo-Nenets dhe për të ashtuquajturat territore të reja: republikat popullore të Donetskut dhe Luganskut, rajonet e Zaporozhye dhe Kherson. 

Zgjedhjet legjislative do të mbahen edhe në katër qarqe të reja. 

“Në 54 njësi zgjedhore të Federatës Ruse, ku është marrë vendimi për të votuar për tre ditë, qendrat e votimit janë të hapura dhe janë hapur me himnin e Federatës Ruse”, tha Ella Pamfilova. 

Moska gjithashtu zgjedh një kryetar bashkie nga pesë kandidatët që konkurrojnë për postin: Sergei Sobyanin, Boris Chernyshov, Vladislav Davankov, Leonid Zyuganov dhe Dmitry Gusev. Moskovitë do të votojnë edhe për deputetë në 13 komuna.

Zgjedhjet për guvernator po zhvillohen gjithashtu në rajonin e Moskës dhe votuesit do të duhet të zgjedhin midis Andrei Vorobyov, Kirill Zhigarev, Alexander Naumov dhe Anatoli Nikitin. Zgjedhjet në shumicën e rajoneve do të zhvillohen brenda tre ditëve.

Ora 14:04
Sunak: Mungesa e Putin në G20 tregon papërgjegjshmërinë e tij

1692962005_rishisunakbritaniemadheemigrante.jpg

Kryeministri britanik Rishi Sunak është zotuar të thërrasë Rusinë në G20 për ‘vuajtjet’ që po u shkakton ukrainasve dhe miliona njerëzve më të varfër në botë.

Duke folur në bordin e aeroplanit i cili po udhëtonte për në Indi, Sunak kritikoi presidentin rus, Vladimir Putin, për refuzimin e pjesëmarrjes në samitin e G20-s në Indi, raporton The Independent.

Për të dytin vit radhazi lideri rus nuk merr pjesë në takimin e liderëve botërorë. Putin dërgoi ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, në Nju Delhi për të përfaqësuar Rusinë.

“Udhëheqësi rus kishte qëndruar larg konfrontimit me Perëndimin, pasi pushtoi Ukrainën, sepse ai nuk dëshiron konsiderohet përgjegjës”, tha Sunak.

Sunak gjithashtu tha se donte të nënvizonte ndikimin që kishte vendimi i Moskës për të shkatërruar vendet në zhvillim, të cilat mbështeten në drithërat e lirë nga Ukraina për ushqimin e tyre.

Ora 13:43
BE: Moska po bllokon grurin ukrainas për përfitimet e saj ekonomike

1694173397_gruro.jpg

Një zëdhënës i shërbimit të jashtëm të Komisionit Evropian, tha se ata po i kërkojnë Rusisë që të ndalojë bllokadën e paligjshme të porteve të Detit të Zi.

Ai tha se Moska kishte një detyrim moral që të lejojë dërgimin e grurit në pjesën tjetër të botës.

Zëdhënësi gjithashtu tha se Moska e ndërpreu marrëveshjen e grurit për përfitime politike dhe ekonomike, sepse dëshiron të zëvendësojë produktet ukrainase në tregun global.

"Ne i kërkojmë Rusisë të ndalojë bllokadën e paligjshme të porteve të Detit të Zi. Moska ka një detyrim moral, nëse jo ligjor, të lejojë dërgimin e grurit në pjesën tjetër të botës. Moska e ndërpreu marrëveshjen për përfitime politike dhe ekonomike, sepse dëshiron të zëvendësojë produktet ukrainase në tregun global. Ne po punojmë me partnerët se si ta kthejmë Rusinë në marrëveshje", tha zëdhënësi.

Ora 13:13
Lavrov mbërrin në Nju Delhi për G20

1694171559_kjheds.jpg

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka mbërritur së fundmi në Nju Delhi përpara pjesëmarrjes së tij në G20.

Kjo shihet nga pamjet e transmetuara drejtpërdrejt në TV indian. 

Lavrov zëvendëson presidentin Vladimir Putin, i cili javët e fundit njoftoi se nuk do të merrte pjesë, mes tensioneve për agresionin rus kundër Ukrainës.

Ora 13:08
OBSH: Mbi 1 mijë sulme ndaj qendrave shëndetësore që nga fillimi i luftës në Ukrainë

1694171216_90435.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se 1.147 sulme janë kryer kundrejt qendrave shëndetësore në Ukrainë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.

Në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social X (ish-Twitter), Ghebreyesus pasi shprehu keqardhjen e tij lidhur me sulmin e kryer dje ndaj qytetit Konstantinivka të Ukrainës, raportojnë mediat e huaja.

Ghebreyesus theksoi se ata kanë konfirmuar 1.147 sulme ndaj qendrave shëndetësore në Ukrainë pas luftës që filloi në shkurt 2022 dhe se këto sulme kanë rezultuar me 104 vdekje dhe 151 plagosje.

"Ky është numri më i lartë i sulmeve që OBSH ka regjistruar deri më tani në ndonjë situatë emergjence humanitare. Sulmet ndaj shëndetësisë dhe civilëve janë të papranueshme dhe duhet të ndalen", tha Ghebreyesus.

Ora 13:02
Bullgaria njofton ndihmën humanitare prej 4.5 milionë$ për refugjatët ukrainas

1694170961_iujew.jpg

Qeveria e Bullgarisë vendosi që të japë mbi 4.5 milionë dollarë ndihmë refugjatëve ukrainas në vend në kuadër të Programit të Ndihmës Humanitare.

Sipas lajmit të Agjencisë së Lajmeve të Bullgarisë (BTA), qendra për media e qeverisë njoftoi se paketa e ndihmës humanitare për ukrainasit në vend nën statusin e "mbrojtjes së përkohshme" u pranua nga Këshilli i Ministrave, raportojnë mediat e huaja.

Ndihma në vlerë mbi 4.5 milionë dollarë do t'u dërgohet ukrainasve në vend në kuadër të Programit të Ndihmës Humanitare për refugjatët ukrainas, të miratuar në vitin 2022.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të Kombeve të Bashkuara, mbi 165 mijë nga gjithsej 1 milion e 653 mijë ukrainas që kanë hyrë në Bullgari kanë statusin e "mbrojtjes së përkohshme".

Ora 12:27
Nënkryetari i KE: Sa më shumë të përdorim asetet ruse për Ukrainën, aq më pak paguajnë europianët

1694168840_Screenshot20230908133713.jpg

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, në lidhje me asetet fikse të bankës qendrore ruse tha se sa më shumë të përdoren asetet ruse për Ukrainën, aq më pak do të paguajnë europianët.

“Sa më shumë të përdorim asetet ruse për të mbështetur rimëkëmbjen e Ukrainës, aq më pak taksapaguesit europianë do të duhet të paguajnë dhe kjo është gjithashtu në përputhje me parimet e drejtësisë ndërkombëtare: agresori duhet të paguajë”, tha Valdis. 

Këtë ai e tha në një konferencë për shtyp në Vilnius së bashku me presidenten lituaneze Gitana Nauseda. 

Ai gjithashtu tha se për sa i përket propozimit për përdorimin e aseteve të ngrira ruse, ata duhet të presin një diskutim midis vendeve anëtare duke shpresuar se ata do të bien dakord.

“Për sa i përket propozimit për përdorimin e aseteve të ngrira ruse, ne tani presim një diskutim midis vendeve anëtare dhe shpresojmë se ata do të bien dakord për rrugën përpara në mënyrë që ne të mund të vazhdojmë”, tha Valdis.

Ora 12:12
Gazeta gjermane Bild: Guterres propozoi 4 oferta sekrete për Moskën mbi marrëveshjen e grurit

1692947509_antonioguterres.jpg

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, thuhet se ka bërë katër propozime në një letër "sekrete" të datës 28 gusht drejtuar ministrit rus, Sergey Lavrov, për të rinovuar marrëveshjen për grurin ukrainas. 

Kështu pohon gazeta gjermane Bild. 

Koncesionet do të ishin: anashkalimi i sanksioneve financiare të BE-së mbi Bankën Bujqësore Ruse përmes një dege të veçantë; mundësia e sigurimit të anijeve ruse kundër sulmeve të Ukrainës me mbështetjen e OKB-së dhe bankës britanike Lloyd's; ndihmë për të rikuperuar kapitalin rus të ngrirë nga sanksionet në BE; hyrjen e anijeve ruse me produkte ushqimore dhe plehrash në portet e BE-së me autorizime të shpejta.

Ora 11:40
Rusia sulmon Odesën me 20 dronë kamikaze

1692382621_rusiirandron.jpg

Forcat ruse kanë sulmuar rajonin Odessa me 20 drone kamikaze Shahed, sulmi i pestë në një javë kundër rajonit nga i cili Ukraina eksporton shumicën e produkteve të saj bujqësore përmes detit të Zi.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet ukrainase, sipas të cilave 14 nga dronët iranianë të nisur nga Rusia janë rrëzuar. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, dronët u lëshuan nga vetë territori i Federatës Ruse dhe nga gadishulli i Krimesë, i cili është ligjërisht pjesë e Ukrainës, por që është pushtuar që nga viti 2014 nga Moska. 

Mbetjet e dronëve të rrëzuar kanë shkaktuar dëme në një ndërtesë të pabanuar. Rusia ka sulmuar sistematikisht portet dhe infrastrukturën portuale të Odesës që kur Kremlini njoftoi përfundimin e të ashtuquajturës marrëveshje të grurit, në të cilën u zotua të lejonte nisjen e grurit ukrainas përmes tre porteve ukrainase të Detit të Zi.

Sulmet ruse kundër këtyre infrastrukturave kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale që minon kapacitetin eksportues të Ukrainës dhe gjithashtu shkatërruan mijëra ton grurë, produkte bujqësore që duhet të kishin arritur në tregje të tjera, kryesisht në ato afrikane.

Ora 11:34
Rusia sulmon me raketa 3 qytete ukrainase, 1 viktimë dhe 45 të plagosur

1694165671_983.jpg

Sot në mëngjes, trupat ruse nisën sulme me raketa në Ukrainë kundër qyteteve Kryvvi Rih, Zaporizhzhia dhe Sumy, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën 45 persona, raportoi Kyiv Independent, duke cituar burime zyrtare. 

Rusia goditi një stacion policie në Kryvvi Rih në Dnipropetrovsk Oblast, duke dëmtuar gjithashtu ndërtesa banimi aty pranë, tha Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko, sipas të cilit një oficer policie u vra dhe gjashtë punonjës të tjerë u plagosën.

Ora 11:28
Reznikov: Çdo marrëveshje me Kremlinin nuk do mund t'i jepte fund luftës

1693669391_llllll.jpg

Ish-ministri i mbrojtjes i Ukrainës ka paralajmëruar se negociatat me Moskën nuk do të sjellin paqe dhe se Putin mbetet i vendosur të shkatërrojë plotësisht Ukrainën dhe të "asimilojë" qytetarët e saj në Federatën Ruse. 

Në një artikull për Guardian, Oleksii Reznikov, pretendon se çdo "marrëveshje" me Kremlinin nuk do t'i jepte fund konfliktit. 

“Rusia kërkon njohjen e territoreve të okupuara të Ukrainës si territor i saj në këmbim të përfundimit të luftës. Megjithatë, kjo është padyshim vetëm për hir të një gjëje: për të rimarrë më shumë kohë, për t'u rigrupuar dhe përfundimisht për të zgjidhur çështjen e Ukrainës. Rusia nuk e njeh ekzistencën e Ukrainës dhe popullit ukrainas. Qëllimi i saj është shkatërrimi i Ukrainës dhe asimilimi i ukrainasve”, tha Reznikov.

Reznikov, i cili u hoq nga posti i tij të dielën nga Zelensky, i krahasoi thirrjet për Ukrainën për të bërë lëshime territoriale me kërkesat ndërkombëtare në vitin 1938 që Çekosllovakia t'ia dorëzonte Sudetenlandin Gjermanisë naziste. 

Transferimi u bë me urdhër të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.

Ora 09:41
SHBA: G20 nuk ka mundësi të arrijë një deklaratë të përbashkët për luftën

1694158879_9843.jpg

Qeveria amerikane ka pranuar se do të jetë “e ndërlikuar” që udhëheqësit e G20 të arrijnë një konsensus për të nxjerrë një deklaratë të përbashkët përfundimtare në fund të samitit të fundjavës në Nju Delhi. 

Mosmarrëveshjet për luftën në Ukrainë po gjenerojnë tensionet më të mëdha, konfirmoi sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, gjatë një konference për shtyp.

"Unë e kuptoj se ishte e vështirë të përpilohej ajo gjuhë për deklaratën, por e di që ata që po negociojnë ende po flasin për të dhe po punojnë shumë për të. Sigurisht që ne jemi të gatshëm të punojmë me Indinë për të provuar ta nënshkruajmë atë deklaratë”, tha Yellen.

Nën presidencën indiane, G20 ka dështuar të lëshojë ndonjë deklaratë të përbashkët pas takimeve të saj ministrore, për shkak të refuzimit të Kinës dhe Rusisë për të dënuar luftën dhe dhunën në Ukrainë. 

Negociatat ishin gjithashtu të vështira në samitin e liderëve të vitit të kaluar në Bali, por në minutën e fundit u arrit marrëveshja për një "deklaratë të liderëve" që pasqyronte pikëpamjet e shumicës së vendeve të G20 dhe në të cilën u përmend lufta në Ukrainë. 

Në deklaratën e G20 në Bali u tha: "Shumica prej nesh e dënojnë me forcë luftën në Ukrainë dhe theksojnë se ajo po shkakton vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore dhe po përkeqëson ekonominë globale dhe kjo për shkak të refuzimit të Kinës dhe Rusisë për të dënuar dhunën në Ukrainë. Negociatat ishin gjithashtu të vështira në samitin e liderëve të vitit të kaluar në Bali, por në minutën e fundit u arrit marrëveshja për një "deklaratë të liderëve" që pasqyronte pikëpamjet e shumicës së vendeve të G20 dhe në të cilën u përmend lufta në Ukrainë, por në minutën e fundit u arrit një marrëveshje për një "deklaratë të liderëve" që pasqyronte pikëpamjet e shumicës së vendeve të G20 dhe në të cilën përmendej lufta në Ukrainë”.

Këtë vit negociatat janë bërë më të vështira dhe ditët e fundit Shtetet e Bashkuara kanë rritur pritshmëritë për mundësinë e arritjes së një deklarate të përbashkët. Edhe këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, pranoi ditët e fundit se do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje, sepse qëndrimi i Rusisë për luftën në Ukrainë nuk ka ndryshuar.

Kryeministri indian, Narendra Modi, po përpiqet të përdorë G20 për të demonstruar ngritjen e Indisë si një fuqi të madhe për të ndërtuar konsensus mbi çështjet kryesore globale. Por nëse samiti i Nju Delhit përfundon pa një deklaratë të përbashkët, do të ishte hera e parë në histori që ndodh një gjë e tillë, e cila në mënyrë të pashmangshme do të ngrinte pikëpyetje në lidhje me rëndësinë gjeopolitike të G20.

Ora 09:00
SHBA: Zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara janë turp

1693992724_antonyblinken.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë quajtur “turp” zgjedhjet që Rusia po organizon në territoret e pushtuara të Ukrainës. 

"Këto të ashtuquajtura zgjedhje që vijnë një vit pas referendumeve të turpshme të organizuara nga Kremlini për të justifikuar aneksimin e Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Lugansk”, komentoi Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Ai shtoi se Kremlini shpreson se këto rezultate të paracaktuara do të forcojnë pretendimet ruse mbi territoret ukrainase, por kjo nuk është gjë tjetër veçse propagandë.

Ora 08:56
Michel: Negociatat janë ende në vazhdim për deklaratën përfundimtare të samitit G20

1692870836_charlesmichelukraine.jpg

Negociatat për deklaratën përfundimtare të G20 për Ukrainën "janë ende në vazhdim me angazhimin e Presidencës Indiane", tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë për shtyp para samitit të G20 në Indi. 

Michel tha se ata kanë dënuar agresionin rus dhe kanë mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ai tha se e mbështet edhe formulën e paqes të propozuar nga Presidenti Zelensky.

“Pozicioni i BE-së është shumë i qartë: ne dënojmë agresionin rus, ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ne mbështesim formulën e paqes të propozuar nga Presidenti Zelensky dhe ne do të jemi gjithmonë aktivë në mbrojtjen e këtyre parimeve dhe vlerave në të gjitha platformat, përfshirë këtu. G20. Është e vështirë të parashikohet nëse do të ketë një marrëveshje për deklaratën përfundimtare”, tha Michel. 

Ai gjithashtu tha se në samitin e fundit të G20-ës kishin arritur të kishin një deklaratë të përbashkët.

“Dëshiroj vetëm të theksoj se në samitin e fundit të G20-ës arritëm të kishim një deklaratë të përbashkët”, tha Michel.

Ora 08:46
Blinken viziton shkollën e kthyer në vend torture për ushtarët ukrainas nga Rusia

1694155635_blinken.jpg

Sekretari amerikan, Antony Blinken, vizitoi një nga vendet e mizorive të kryera në Ukrainë, një shkollë në Yahidne, ku ushtarët rusë burgosën ushtarët ukrainas, duke i torturuar për vdekje.

Një i mbijetuar i robërisë, ai tregoi se si 127 njerëz ishin mbajtur për gati 1 muaj në dhomën e cila ishte në bodrum dhe me lagështirë.

Emrat e viktimave ishin të shkruar dhe të rrethuar në mure.

Ora 08:33
Ukraina i propozon Turqisë hapjen e një korridori për eksportin e grurit pa Rusinë

1693498548_grure.jpg

Ukraina i ka paraqitur një propozim zyrtar Turqisë për të rivendosur një korridor në Detin e Zi për eksportet e grurit ukrainas pa pjesëmarrjen e Rusisë, tha ambasadori ukrainas në Turqi Vasyl Bodnar.

Ideja është “racionale” sepse anijet e mallrave tashmë udhëtojnë nëpër ujërat territoriale rumune, bullgare dhe turke të Detit të Zi, shpjegoi ambasadori, raportojnë mediat ukrainase.

Të paktën 4 anije kanë kaluar nëpër korridor që kur u njoftua më 10 gusht. Bodnar tha se Turqia nuk i është përgjigjur ende kërkesës, por pret që Ankaraja dhe Kievi të komunikojnë për këtë çështje në ditët në vijim.

Kjo erdhi pasi marrëveshja e grurit e ndërmjetësuar nga OKB u rrëzua më 16 korrik.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?