Anijet me mbetje nga Tajlanda në Porto Romano, banorët protestë kërkojnë të largohen: Pse i sollën te ne?

17 Nëntor, 15:12| Përditesimi: 18 Nëntor, 08:25

  • Share

Të frikësuar se mbetjet, të vendosura nën sekuestro në Porto Romano jo shumë larg banesave të tyre, se janë të rrezikshme, banorë të Sektorit Rinia në Durrës dolën në protestë.

Kërkesa e tyre është një: ose autoritetet t’i  sqarojnë lidhur me shkallën e rrezikshmërisë së tyre ose t’i largojnë prej aty.

“Kjo është një protestë e lirë pa ndikim partiak, thjesht njerëz që e ndjejnë. Kemi njoftuar bashkinë dhe drejtorinë e policisë kemi thënë që do bëjmë një protestë, do përshkallëzohet edhe më tej. Do shohim edhe si do të reagojë bashkia. Të largohen këto, se janë mbetje të rrezikshme se bota i ka kthyer mbrapsh. Kjo është zonë e banuar ata sjellin helm”, tha një banorë

“Ne nuk jemi endacakë, kemi fëmijë, pleq, blektori. Pse nuk vjen këtu të merret vesh me popullin?”, tha banori.

“Është paradoksale të vijnë 150 m nga banesat. Nëse janë të padëmshme pse nuk I mbajti Elbasani, pse I ktheu bota?”, tha banori.

Kontejnerët me mbetje të dyshuara të rrezikshme vijojnë të qëndrojnë prej fillimit të nëntorit në Porto Romano, nën sekuestro dhe në mbikëqyrje 24 orë nga policia.

Kampionët që do të analizohen ende nuk janë marrë, pasi nuk është arritur marrëveshje me laboratorë të specializuar jashtë vendit. Anija 'Moliva' ktheu në vendin tonë 2100 tonelatat që dyshohet se mbajnë lëndë toksike, pasi u refuzuan nga autoritetet tajlandeze.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?