Cilitdo që shkel rregullat dhe keqpërdor hapësirat publike, do të ndëshkohet, tha kryeministri Edi Rama ndërsa publikoi në rrjetet sociale momente pune nga pastrimi i hapësirave publike nga inertet, tendat, tabelat e objekte të tjera të vendosura në kundërshtim me rregullat në zonën e Shirokës.
“Momente pune nga pastrimi i hapësirave publike nga inertet, tendat, tabelat e objekte të tjera të vendosura në kundërshtim me rregullat
Ky angazhim do të jetë i vazhdueshëm dhe do të shoqërohet me masa ndëshkuese, siç parashikohet në ligj, ndaj cilitdo që shkel rregullat dhe keqpërdor hapësirat publike”, shkruan Rama.
Pastrimi nga inertet dhe mbetjet i territorit si brenda edhe jashtë qytetit të Shkodrës është angazhimi kryesor i kreut të bashkisë, Benet Beci, i cili ka njoftuar edhe të gjithë individët dhe subjektet private të marrin masa për të liruar hapësirat publike të zëna padrejtësisht.
Më herët kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga “Rana e Hedhun” në Shëngjin, ndërsa e cilësoi një prej plazheve më të bukura të veriut.
“Mirmëngjes dhe me këtë pamje magjepsëse të një prej plazheve më të bukura të veriut "Rana e Hedhun" në Shëngjin, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
“Rana e Hedhun” është një plazh i mbrojtur që vazhdon të mbërthejë kuriozitetin e vizitorëve dhe pushuesve. Ndodhet 2.5 km nga qyteti i Shëngjinit në Bashkinë Lezhë dhe vlerësohet si një gjeomonument i rrallë. Ky plazh rrëzë malit të Rrencit të jep një pamje që nuk e ndesh askund përgjatë bregdetit Adriatik.
Bashkia e majte ka nxjer urdhera e rregulla por askush nuk i zbaton,duke filluar nga fshatari qe shet ne trotuar deri tek makinat e parkuara ne mes te rruges,trotuaret e zena,makina kundravajtje te te forteve...Policia zero pune.Asnje ndryshim,vetem show mediatik.
Përgjigju