Kontejnerët me mbetje
Çfarë po ndodh me mbetjet e dyshuara të rrezikshme që prej një viti janë magazinuar në Porto Romano”. Kjo është pyetja që ngriti opozita në komisionin e Ekonomisë.
“Janë 102 kontejner me mbetje te rrezikshme. A mund të më thoni çfarë është bërë në një vit, është absurd të na thuhet që nuk kemi bërë akoma analizat ato janë në Porto Romano”, pyeti deputeti i PD-së Igli Cara.
Kësaj pyetje Ministri e Mjedisit u përgjigj pa dhënë një rezultat konkret nëse janë apo jo mbetje. Drejtori i kësaj ministrie Athanas Karaja tha se do të pritet derisa të flasë Prokuroria.
“Ne jemi të gjithë njerëz të ligjit, ato janë në Prokurori dhe është Prokuroria që bën veprimet e mëtejshme nuk na lejon ne si shtet të ndërhyjmë. Sa me shpejt të vij përgjigja dhe te sqarohet opinion publik, por kjo është kompetencë, duhet të lirohet nga drejtësia dhe më pas të bëhet. Po ndërhyri drejtësia, prevalon ajo. Se po i bëri shteti analizat, më pas thuhet jo kështu jo ashtu”, tha Athanas Karaja drejtor i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit.
102 kontejnerët me mbetje që kishin destinacion Tajlandën, u kthyen në vendin tonë më 28 tetor të vitit 2024, pasi organizata mjedisore “Basel Action Netëork” ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme. Që kur janë kthyer në Port, fati i tyre është në dorë të drejtësisë, pasi po kryehen hetimet nga Prokuroria e Durrësit.
Lajmi kryesor:
Kur do të vihen në punë inceneratorët? Përgjigjet ministri i Mjedisit: Do vlerësohen kur të krijohet ‘Operatori i Mbetjeve’
SI.E./ReportTv.al