Mbetjet në portin e Vlorës, Nishani: Krim kundër jetës, konfirmojmë pushtetin e mafies në Shqipëri

22 Shkurt 2020, 16:15| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 16:18

  • Share

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me mbetjet që u bllokuan në portin e Vlorës mbrëmjen e datës 20 shkurt. Nishani tha se këto mbetje, duke i cilësuar si kancerogjene, janë një krim i rëndë kundër jetës  dhe shëndeti të shqiptarëve. Ai tha se këto lëndë kancerogjene konfirmojmë pushtetin e mafies në Shqipëri dhe se tentativa për ta varrosur këtë skandal të përmasave jetësore është po aq kriminale sa dhe hedhja e atyre mbetjeve në frymën, gjakun dhe ushqimin e shqiptarëve.

'Një krim i rëndë kundër jetës dhe shëndetit të shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre ka dalë rastësisht në dritë. Trafikimi dhe depozitimi në territorin e vendit tonë të lëndëve kancerogjene nga vendet e tjera konfirmon pushtetin e mafias dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Tashmë këto ditë doli në dritë nga media një rast që besoj se është një pikë uji në det, nga sjellja dhe depozitimi në Shqipëri i mbetjeve kancerogjene. Tentativa për ta varrosur këtë skandal të përmasave jetësore është po aq kriminale sa dhe hedhja e atyre mbetjeve në frymën, gjakun dhe ushqimin e shqiptarëve', shkruan Nishani.

Në lidhje me mbetjet e bllokuara në portin e Vlorës në një traget që vinte nga Brindizi, u arrestuan 6 persona që dyshohet se kontrabandonin në Shqipëri lëndë të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin me qëllim për t'i depozituar në vendin tonë. Në procesverbalin e prokurorisë për mbetjet, që u sigurua nga Report Tv, theksohet se pas analizave ato nuk kanë përmbajtje radioaktive. Po ashtu edhe përfaqësuesit e kompanisë italiane që kanë në pronësi tragetin e linjës së Brindisit mohojnë dyshimet që janë ngritur.

Postimi i plotë i Nihsnait në Facebook

Një krim i rëndë kundër jetës dhe shëndetit të shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre ka dalë rastësisht në dritë. Trafikimi dhe depozitimi në territorin e vendit tonë të lëndëve kancerogjene nga vendet e tjera konfirmon pushtetin e mafias dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Trafiku i drogës dhe vrasjet mes bandave të krimit duken si dilentantizëm përballë trafikut dhe hedhjes mes shqiptarëve të helmeve kancerogjene, duke e kthyer Shqipërinë në një gropë vdekjeprurëse për shqiptarët.

Në tetor të vitit 2016 si President i Republikës, i ktheva mbrapsht Parlamentit me dekret, ligjin skandaloz të mbetjeve, një ligj që i hapte rrugën depozitimit në Shqipëri të mbetjeve të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Përtej sulmeve ordinere, akuzave të ulta që vinin prej rilindasve ndaj Presidentit të Republikës në atë kohë, më shqetësonte rreziku i madh ndaj jetës së shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre. Me gjithë mos dekretimin e atij ligji, rilindasit vazhduan me dhunën e kartonave të manipuluar, rrugën e tyre, duke e futur në fuqi ligjin.

Tashmë këto ditë doli në dritë nga media një rast që besoj se është një pikë uji në det, nga sjellja dhe depozitimi në Shqipëri i mbetjeve kancerogjene. Tentativa për ta varrosur këtë skandal të përmasave jetësore është po aq kriminale sa dhe hedhja e atyre mbetjeve në frymën, gjakun dhe ushqimin e shqiptarëve. Media hesht, e ashtuquajtura shoqëri civile është zhdukur në drejtim të paditur, intelektualët e mbetur fshihen të tromaksur. Ata heshtin, kur në fakt duhet ulëritur.

Ndërkohë çdo ditë, muaj e vit ndotja bëhet më vrasëse ndaj të gjithë neve, ndaj familjeve e fëmijëve tanë. Vdekjet e shqiptarëve nga ndotja e mjedisit janë bërë të frikshme me rritje galopante.

Në Shqipëri vdekjet nga ndotja rezultojnë të jenë dy herë më të larta se në Europë, Sipas të dhënave, Shqipëria është e treta në Europë për nga vdekshmëria nga ndotja e ajrit, pas Bosnjës dhe Bullgaisë. Sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit në Europë 2016, në Shqipëri vdiqën prej ndotjes së ajrit 2120 persona.

Në vitin 2013, numri i vdekjeve të shkaktuara nga ndotja ishte 776. Brenda 3 vitesh rritje me 300%.

Imagjinoni sa ka shkuar raporti në 2020, kur është bllokuar çdo lloj informacioni e transparence ?

Sipas të dhënave nga OBSH, Shqipëria renditet e dyta për peshën më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga kanceri i aparatit të frymëmarrjes në Europë, Trafikimi dhe depozitimini mbetjeve kancerogjene në Shqipëri përbën jo vetëm një krim ndaj mjedisit por dhe një krim ndaj njeriut. Shqiptarët përveçse po i përzënë nga vendi i tyre por dhe po i vrasin në vendin e tyre. Trafikimi dhe depozitimi në Shqipëri i mbetjeve kancerogjene është një fakt i shtuar, pse mafia ndërkombëtare financon dhe lobon papushim për mbajtjen në pushtet në forma dhe metoda fashiste të qeverisjes së rilindjes.

Duket se në këto rrethana, sikur fati ynë është i paracaktuar, fataliteti është i vetmi opsion në rrugën tonë, sikur e keqja është e plotfuqishme dhe e pandëshkueshme.

Por jo, kjo nuk është e saktë !

Forca dhe fuqia e qytetarëve është e paimagjinueshme ndaj çdo të ligu sado i fuqishëm që të duket ai.

Mjafton që shqiptarët të vendosin të reagojnë për të mbrojtur, më në fund, jetën e fëmijëve të tyre, jetën e fëmijëve të fëmijëve të tyre, pikërisht këtu, në këtë vend që Zoti e ka bekuar, por që një grup keqbërësish e kanë dhunuar

Komento

Komente

  • Ali alo: 22/02/2020 17:04

    Ju flet kapterr Nishani QYTYK hesapi

    Përgjigju
    • Kapterr: 22/02/2020 17:38

      Sakat hesapi por dhe i nangut ne tru

  • tini: 22/02/2020 16:41

    Akoma vazhdon ky tipi te flase kiti.Po kush e zbuloi kete krim qe thua zotrote ?A nuk ushte policia jone ?Merr vrull dhe nuk ke as frena or noter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?