Mbetjet 'pushtojnë' lumin në Devoll, banorët: Uji ishte i pijshëm, por e ndoti demokracia, në rrezik jeta e njerëzve

25 Maj 2020, 17:15| Përditesimi: 25 Maj 2020, 17:26

  • Share

Ujërat e zeza, mbetjet organike dhe urbane hidhen ne lumin e Devollit që kalon mes fshatit Miras në Korçë. Nga vëzhgimi i Report Tv në terren rezulton se gjithë shtrati i lumit është i pushtuar nga mbetjet.

Banorët e Mirasit shprehen se uji i lumit të Devollit ka qenë uji i pijshëm, por nga derdhja e ujerave te zeza dhe mbeturinave tani është kthyer ne burim për infeksione.

"Nuk është vënë dorë kurrë. I kanë nxjerr këtu banjot e fshatit dhe aty kalojnë ujërat e zeza" tha një banor.  

Ndërsa një tjetër theksoi se "Që kur ka ardhur demokracia është ndotur lumi se ky ka qenë me ujë të pijshëm. Këtu tani rrezikohet jeta e njerëzve".

Sipas tyre, duhet të vërë dorë shteti për pastrimin e lumit si dhe për vendosjen e koshave të plehrave.

"Ne kërkojmë që të rregullohet të mos hidhen plehrat këtu"."Edhe vetë banorët janë të papërgjegjshëm, por po të vërë dorë shteti banori do bëhet i përgjegjshëm" thanë banorët.

Mbetjet urbane lundrojnë në lumë. Po aty kullosin lopët e bagëtitë e fshatit dhe fatkeqësisht mes këtyre mbetjeve lahen edhe fëmijët e fshatit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 25/05/2020 18:01

    DUHET ti jepet zgjidhje ketyre mbetjeve te ngurta,,,ato mund te perdoren per mbushje rrugesh para se ti hidhe t asfalti,,por duhen grire,,,kurse per plastiken letren te futen gjoba te renda...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?