Gazment Bardhi në Parlament

Mbetjet toksike të KURUM dhe 'Sokolajt', PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama në Parlament! Tre pikat dhe akuzat

30 Gusht, 12:40| Përditesimi: 30 Gusht, 15:44

  • Share

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë KURUM që po tregtoheshin nga kompania tjetër “Sokolaj” drejt Azisë (Singapor dhe Tajlandë), ka përfshirë prej ditësh në polemika dhe akuza edhe politikën në vend.

Grupi Parlamentar i PD-së, përmes kryetarit Gazment Bardhit, lajmëroi sot se ka kërkuar një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, sa i takon fakteve të bëra publike për transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës.

Më herët Bardhi kishte akuzuar qeverinë dhe segmentet e saj si të përfshira në skandal, duke lejuar pa kontroll në Portin e Durrësit imbarkimin e 102 kontejnerëve me mbi 800 tonë mbetje nga shkrirja e furrës së çelikut, në anijet e “Maersk”.

Në kërkesë evidentohet se rastet e përsëritura të konstatuara të eksportit të mbetjeve toksike ngrenë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme.

“Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por me një aktivitet të mirëfilltë kriminal, që përfshinë përgjegjësi për veprime ta paligjshme apo mosveprime të disa autoriteteve shtetërore në varësinë e Këshillit të Ministrave, si dhe një mungesë neglizhence kriminale të mbikëqyrjes së aktivitetit të paligjshëm të disa subjekteve tregtare private, të identifikuara deri më tani kompanitë “Kurum International” sh.a. dhe “Sokolaj” sh.p.k.”, thuhet në kërkesë.

Kërkesa për interpelancë parlamentare e Bardhit

PD jep edhe detaje nga ngarkesat e dyshuara, duke dhënë edhe një shifër:

“Për këtë shkak, vetëm për dy ngarkesat e identifikuara rezulton se në Shqipëri do të rikthehet një sasi në minimum prej rreth 1600 tonë mbetjesh toksike, të patrajtuara dhe të papërpunuara, që rrezikojnë të kanosin jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe pa dyshim sigurinë kombëtare”.

Gjithashtu, në kërkesë theksohet se nga të dhënat e deri më tanishme rezulton dyshimi i arsyeshëm se është cenuar interesi publik, për shkak se:

“-Kompania “Kurum International” sh.a. ka shkelur ligjin për mënyrën e përpunimit të mbetjeve të rrezikshme që prodhon, ndërkohë që kompania “Sokolaj” sh.p.k. ka shkelur ligjin lidhur me transportin e mbetjeve toksike të rrezikshme.

-Autoritetet përgjegjëse kanë shkelur ligjin duke mosvepruar ndaj këtyre shoqërive private për përpunimin apo transportin e mbetjeve toksike, si dhe duke lejuar eksportin e tyre jashtë territorit në shkelje të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare.

-Nga ana tjetër, Qeveria dhe autoritetet përgjegjëse heshtin prej 3 javësh dhe nuk veprojnë duke mos bërë asnjë transparencë mbi këtë çështje, ndërkohë që skandali ka marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Ndër të tjera Bardhi kërkon që:

“Menjëherë dhe pa asnjë vonesë, Qeveria Shqiptare të informojë Kuvendin e Shqipërisë dhe përmes tij edhe opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë, kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, si janë krijuar apo kanë mbërritur në Shqipëri, si janë trajtuar, cfarë veprimesh, kontrollesh apo aktesh mbikëqyrëse kanë ndërmarrë institucionet, si janë lejuar të eksportohen pa lejet përkatëse nga Porti i Durrësit, kush i ka lejuar të futen dhe të dalin prej territorit të Republikës së Shqipërisë, nga dhe përmes Portit të Durrësit, etj”.

Kërkesa me firmën e Bardhit

Ai shton gjithashtu se “mungesa e transparencës nga ana e Qeverisë shton edhe më shumë pasigurinë për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe mbi të gjitha dyshimet për një aktivitet kriminal me leje shtetërore, që rrezikon sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s”.

Si shpërtheu skandali i mbetjeve dhe dinamika e hetimeve dhe akuzave

Skandali i mbetjeve shpërtheu më 5 Gusht të këtij viti, teksa organizata “Rrjeti i Bazelit” publikoi dhe informoi me një raport ngarkesën e nisur nga Porti i Durrësit më 4 Korrik, me mbi 800 tonë dhe mbi 100 kontejnerë në bordin e anijeve “Compton” dhe “Candor” të kompanisë “Maersk”, me destinacion Tajlandën.

Më 9 Gusht autoritetet tajlandeze njoftuan se nuk ishin njoftuar dhe do ndalonin mbërritjen e saj. Një nga anijet u informua se më 31 Korrik fiku GPS afër Afrikës së Jugut. Anijet zbarkuan më 18 Gusht dhe 24 Gusht në portet e Singaporit sipas mediave të këtij vendi dhe “Maersk” i ktheu po ato ditë drejt vendit të origjinës. Fillimisht në Itali dhe më pas në Shqipëri.

1724931848_1724930652anije.png

Anija 'Candor Maersk', pas bllokimit dhe kthimit pas në portin e Singaporit

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet prej gati dy javësh, ka sekuestruar dokumentacione dhe mes të dyshuarve janë zyrtarë të portit dhe përfaqësues të kompanive KURUM dhe “Sokolaj”. KURUM njoftoi se kishte mbyllur aktivitetin për remont, duke hedhur 500 punëtorë në rrugë, por mohoi se kjo masë kishte lidhje me skandalin.

Qeveria nga ana e saj përjashtoi nga përgjegjësia Portin e Durrësit, duke ia faturuar atë kompanive të dyshuara, kurse opozita akuzon ekzekutivin dhe institucionet e linjës si të përfshira.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ANTONIO: 30/08/2024 23:08

    Zinxhiri i përgjegjësisë është si më poshtë: 1) kompania (KURUM) që prodhon EAFD: A ka shkruar në dokumente që substanca është EAFD? 2) Blerësi i kompanisë: A i kërkoi shitësit të jepte analiza kimike? 3) Kompania Eksportues: A ka aplikuar në Dogana me dokumentet që tregojnë EAFD në letra? 4) Dogana: A donte Dogana nga analiza laboratorike e eksportuesit dhe përcaktimi i qartë i ngarkesës? Siç mund ta shihni, falsifikimi fillon nga SHITESIT (në këtë rast KURUM) te BLERËSI/EKSPORTUES. DHE DOGANA E INFORMOI DETYREN E SAJ OSE KA PËRFSHIRË KORRUPSION! E thënë objektivisht, Autoriteti Portual apo Operatori i Terminalit nuk ka asnjë përgjegjësi këtu. Ata janë vetëm "trajtues". 2X2=4, ASGJE TJETER!

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 30/08/2024 19:41

    Muti qe keni gatuar ju ja hidhni PS .nuk ka interpellanze me Ramen .ju jeni parti fasciste, hajdute ,vrases dhe kriminela .o zagare je bere si tellalli :o milet degjoni dhe mbani vesh , bardhoshja ( vrasesi imjekut ne Elbasan) Kkerkon interpelance. Ptuuuu Riace muti .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?