Policia ka gjobitur makinën e Bashkisë së Bulqizës që transportonte mbeturina, për shkak se nuk e kishte sistemuar ngarkesën, duke shkaktuar rënien e tyre në rrugë.
Drejtuesi i mjetit Fatmir Murra u gjobit me 2 mijë lekë. Ai nuk kishte sistemuar ngarkesën, duke bërë që pjesë të saj të binin në rrugë.
Automjeti transportonte mbetjet nga Shupenza për në Bulqizë.
Njoftimi i Policisë së Bulqizës:
Nuk sistemoi ngarkesën në automjet, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i mjetit.
Pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore”, ku shfaqej një automjet në qytetin e Bulqizës duke transportuar, në dukje, mbeturina, ngarkesa e të cilit nuk ishte sistemuar siç duhet dhe për pasojë një pjesë e saj kishte rënë në tokë, shërbimet e Policisë kryen menjëherë verifikimet për rastin.
Si rezultat i verifikimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi F. M., banues në Bulqizë, i cili, në zbatim të nenit 162 të Kodit Rrugor, u ndëshkua me gjobë në vlerën 2 000 lekë.
Komente
