Për një mjedis më të pastër dhe për të frenuar ndotjen e vazhdueshme urbane në Lezhë, hedhje e mbeturinave në kontenier do të bëhet me orar, 19:00 deri në 21:00 për qytetaret dhe nga ora 20:00 deri në 23:00 për bizneset.
Ky vendim i Bashkisë Lezhë i cili ka nisur zbatimin pak ditë më parë, vjen pas problematikave të përsëritura me papërgjegjshmërinë e qytetarëve dhe bizneseve, të cilët shpeshherë hedhin mbeturina jashtë orareve dhe vendeve të përcaktuara, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
Për të garantuar zbatimin e kësaj mase, Bashkia Lezhë ka vendosur edhe kamera sigurie pranë disa pikave problematike ku situata e menaxhimit të mbetjeve shpesh del jashtë kontrollit.Drejtori i Shërbimeve Publike, Jurgen Marku, thekson se ndotësit më të mëdhenj janë bizneset dhe paralajmëron se nuk do të ketë më tolerime ndaj shkelësve të ligjit të cilët do të përballen me masa ndëshkimore.
Kjo nismë synon të ndërgjegjësojë qytetarët dhe bizneset, që të respektojnë rregullat e përcaktiara dhe mos të bëhen burim ndotje.
Komente

Po ca Bashkie mos, ju skeni kosha , me gjet kosh duhet mik a rryshfet, ujerat e zeza jane rruges,,,tash dashka orar hahaha parodi me Pjerdhinin
PërgjigjuBashkia Lezhes bashkia leshit, po ju skeni kosha mbeturinash o plehera, nje kosh plehu duhet marre me rrushfet a me mik, lagje te tera e kane ujerat e zeza pa kanale.....bashkia leshit
PërgjigjuKetu ku jetoj,bashkia cakton dite te caktuara kur njerezit mund te nxjerrin thaset apo kazanet e pleherave dhe shportat me materiale te riciklueshme ne ane te rruges, qe vine e i marrin makinat perkatese te pleherave dhe ato te riciklimeve,p.sh.lagjia jone e ka cdo te merkure,te detyrojne te perdoresh dhe thase te caktuar e me peshe te caktuar dhe ka preferenca selektive per materialet e riciklueshme.Por plehera qe duhen hedhur me orar e te verzhguara me kamera,hera e pare qe e degjoj e me duket e cuditshme e pak absurde!!
PërgjigjuME ORAR TA KETE DHE TIRANA...MBAS ORES 6 MBASDITE...
Përgjigju