Për një mjedis më të pastër dhe për të frenuar ndotjen e vazhdueshme urbane në Lezhë, hedhje e mbeturinave në kontenier do të bëhet me orar, 19:00 deri në 21:00 për qytetaret dhe nga ora 20:00 deri në 23:00 për bizneset.
Ky vendim i Bashkisë Lezhë i cili ka nisur zbatimin pak ditë më parë, vjen pas problematikave të përsëritura me papërgjegjshmërinë e qytetarëve dhe bizneseve, të cilët shpeshherë hedhin mbeturina jashtë orareve dhe vendeve të përcaktuara, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
Për të garantuar zbatimin e kësaj mase, Bashkia Lezhë ka vendosur edhe kamera sigurie pranë disa pikave problematike ku situata e menaxhimit të mbetjeve shpesh del jashtë kontrollit.Drejtori i Shërbimeve Publike, Jurgen Marku, thekson se ndotësit më të mëdhenj janë bizneset dhe paralajmëron se nuk do të ketë më tolerime ndaj shkelësve të ligjit të cilët do të përballen me masa ndëshkimore.
Kjo nismë synon të ndërgjegjësojë qytetarët dhe bizneset, që të respektojnë rregullat e përcaktiara dhe mos të bëhen burim ndotje.
Komente
