Dy çiklistë në

Sociale

Mbi 1 milionë çiklistë kanë kaluar në 'Rrugën e Kavajës' që prej fillimit të vitit, Veliaj: I lumtur që në Tiranë ecet dhe pedalohet çdo ditë e më shumë

27 Tetor 2021, 10:18| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 10:22

  • Share

TIRANË- Në gjithë Tiranën është shtuar ndjeshëm numri i qytetarëve që përdorin biçikletat. Vetëm në "Rrugën e Kavajës" që prej fillimit të vitit kanë pedaluar mbi 1 milionë çiklistë.

Me një status në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i lumtur që kryeqytetasit po ecin dhe pedalojnë më shumë se asnjëherë. Por Veliaj u kërkon atyre që nuk e përdorin biçikletën, që të respektojnë rregullat dhe këshillat e efektivëve të Policisë Bashkiake për të mos penguar çiklistët.

"Gjatë paradites, korsinë e biçikletave në "Rrugën e Kavajës" e përdorin më shumë se 1500 çiklistë dhe mbi 1 milion çiklistë prej fillimit të vitit. Jemi shumë të lumtur që në Tiranë ecet dhe pedalohet çdo ditë e më shumë, por është shumë e rëndësishme që secili të respektojë hapësirën e tjetrit. Prandaj, ju lutemi të ndiqni dhe respektoni çdo këshillë të kolegëve të Policisë Bashkiake", shkruan Veliaj në Facebook.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po pra: 28/10/2021 14:19

    Jeni të sigurtë që nuk keni numëruar edhe këmbësorët karrocaxhinjtë dhe motorristët?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?