Mbi 1 ton kanabis u nis nga Laguna e Patokut, do këmbehej me kokainë e heroinë

20 Gusht 2023, 12:07| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 14:38

  • Share

Një ton kanabis dyshohet të ketë qenë në gomonen e nisur nga Laguna e Patokut për tu shkëmbye më pas me kokainë e heroinë.

Më 16 gusht 2023 policia në bashkëpunim me Guardia di Financa u ndërmorën një operacion në det, rreth 18 milje larg zonës së lagunës së Patokut ku do të bëhej dhe shkëmbimi i drogës me një anije tjetër në të cilën u kapën dy shtetas ukrainas.

Në sallën e gjyqit për caktimin e masave të sigurimit për 6 të arrestuarit prokurori i çëshjtes Vladimir Mara ka pretenduar se hashashi do të shkëmbehej më të njëjtën vlerë parash me heroinë dhë kokainë. 

Hetuesit kanë dyshimë se Veliera e cila u dogj nga dy shtetasit ukrainas dhe u fundos në detë të jetë nisur nga turqia, ka ndaluar në Greqi, Mal i Zi dhe më pas në ujrat neutrale mes Shqipërisë dhe Italisë do të bëhej shkëmbini i drogës.

 4 shqiptarët e arrestuar dhe 2 ukrainasit nuk i kanë pranuar akuzat e prokurorisë

 Ata kanë mohuar që të kënë lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike. SPAK do kërkojë informacion në Turqi, Greqi dhe Mal të zi për velierën me emrin "Nilua" në mënyrë që të zbulojë edhe personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë çështje. Gjatë operacioni policia dhe spak sekuesturar dy pistoleta fishekë, rreth 50 mijë euro dhe 23 kg kanabisë që u hodh në detë nga të dyshuarit.

Sipas SPAK ata janë  pjesë e një grupi kriminal që merren me trafikun e drogës në rrugë detare dhe tokësore nga Turqia në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve te BE-së. Ndërkohë të ardhurat nga aktiviteti kriminal i investojnë në Shqipër

Shpëton 'kapleja'
Në dojen e siguruar nga Report TV të operacionit "Flakë në det" thuhet se trafikantët do të kryenin shkëmbim të kokainës me kanabisin që ndodhej në gomonen e nisur nga Laguna e Patokut në Kurbin, ndërkohë që që prangave i ka shpëtuar Arben Dalipaj, i njohur me nofkën “Kapelja” i cili dyshohet se ka qenë drejtuesi i gomones që u nis nga vendbazimi i lokal Royal Blue", Patok,Kurbin, së bashku me të dyshuarin Besnik Broker. E ndërsa ky i fundit u arrestua në flagrancë në këtë mjet lundrues, 'kapelja' është zhdukur

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan:
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;  
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; 
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; 
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; 
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Na vlora: 20/08/2023 12:37

    Arben Dalipin se kap dote marina Turke e marina Greke me nendetse me drona me anije lufte do e kapin keta tanet

    Përgjigju
    • Populli: 20/08/2023 15:50

      Allall qumshti i nenes

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?