Aparatura e Ortovortazhit

Mbi 1 vit jashtë funksionit, vihet në punë pajisja e re e Ortovoltazhit! Marrin trajtim 400 pacientë me tumore të lëkurës

16 Gusht, 12:59| Përditesimi: 16 Gusht, 13:05

  • Share

Tirane -  Janë mbi 400 pacientë të diagnostikuar me tumore të lëkurës të cilët tashmë mund të marrin shërbimin e munguar në spitalin e Onkologjikut Reparti i Radioterapisë në QSUT.

“Aparati i ri i ortovoltazhit është instaluar në kuadër të bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Atomike të Energjisë në Vjenë”, u shpreh Përgjegjësi i njësisë së radioterapisë në QS “Nënë Tereza”, Orges Spahiu

Tashmë pacientët kanë vijuar të marrin shërbimin prej të hënës.

“Pajisja ofron saktësi maksimale në aplikimin e dozave terapeutike; përmirësim të rezultateve klinike dhe ulje të efekteve anësore”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu

Përgjegjësi i njësisë së radioterapisë në Qendrën Spitalore  “Nënë Tereza”, Orges Spahiu u shpreh se ky lloj rrezatimi ka intensitet të ulët, nuk ështëi rrezikshëm as për popullatën as për stafin që punon këtu.

“Ne të gjithë mbajmë një dozimetër në bluzën tonë të bardhë, e cila tregon vlerat normale përgjatë procesit të punës”, u shpreh mjeku.

Mungesa e pajisjes së Ortovortazhit u bë objekt debati dhe në kuvend në fillim të korrikut kur u zbulua dhe skandali me pacientët e sëmurë me kancer të cilët I drejtoheshin spitalit public por orientoheshin drejt klinikave private. Mnistrja Koçiu premtoi se shumë shpejt do të vihej në funksion kjo aparaturë.

Prej 12 gushtit u vu në funksion aparatura e Ortovrtazhit e cila është një alternativë ekselekte jo invasive përkundrejt kirurgjisë në zona sensitive, si këndi hundës, veshit, apo syrit. Pacientët e marrin trajtimin sipas nevojës e vlerësuar sipas mjekut nga 10- 30 seanca vjetore. Në vit zhvillohen 4 mijë – 5 mijë seanca në vit në spitalin e Onkologjikut.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E verteta: 16/08/2024 14:41

    Uaaaa por kur do prishet prape qe ti coni njerezit ne spitalet e oligarkeve te pangopur??? Ja te shohim sa do zgjase por nuk besojme me.

    Përgjigju
    • Hygeia: 16/08/2024 16:05

      Eshte ne konflikt interesi zoteria nuk i con ne privat, se jane zene me grushta me dr ledion. Po shikoni ata monstrat e tjere qe marrin referimet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?