Bota

Mbi 10 mijë dollarë të shpërndara në autostradën e Kilit! Hajdutët i hodhën gjatë ndjekjes nga policia

22 Tetor 2022, 09:19| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 09:22

  • Share

Vjedhja e një dyqani përfundoi në shpërndarjen e parave në një autostradë në Kili. Sipas mediave lokale, hajdutët vodhën 10 milionë pesos kilian (10.300 dollarë), por gjatë ndjekjes nga policia, cantën e hodhën në rrugë, ku u përhapën paratë.  

Qëllimi duket se ishte të shpërqendronin policinë, por kishte disa makina që ishin vënë në ndjekje të tyre. Pasi paratë u mblodhën nga policia, 6 persona ranë në pranga.

Ndërkohë pronari i dyqanit nuk pësoi dëmtime gjatë vjedhjes së parave.

Policia duke mbledhur paratë në rrugë

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?