10 orë debat! Mes tensionesh hapet gara për kreun e PD! Bardhi e deputetët braktisin mbledhjen, 2 dorëheqje brenda kryesisë! Tabaku dorëhiqet nga posti i nënkryetares

7 Qershor 2023, 06:59| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 14:43

  • Share

TIRANË- Pas 10 orësh debate e tension, Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të partisë. Me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë

Ky vendim, ka sjellë tensione në mbledhje, pasi deputetët, që njëherazi janë edhe anëtarë të Kryesisë, nuk kanë pranuar që zgjedhjet të mbahen tani. Me këtë situatë, vihet re një tjetër përçarje mes Partisë Demokratike, që pasoi edhe me dorëheqjen e Jorida Tabakut nga posti i nënkryetares. Në një deklaratë për mediat, Tabaku e cilësoi këtë vendim si nëj hap që e zvogëlon më shumë partinë.

" U tërhoqa nga vendi i nënkryetares së PD. unë gjykoj që PD do ecë para, do bëhet alternativë kur secili nga ne të anashkalojë egot personale dhe të mendojë për të mirën e përbashkët”, tha Tabaku. 

Dorëheqja e Tabakut u pasua nga dorëheqja e Ori Nebiajt dhe Flamur Hoxhës nga kryesia e Partisë Demokratike. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku raporton se deputetët kanë braktisur mbledhjen, pasi ata kanë kërkuar që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri. Orët e fundit të mbledhjes u shoqëruan edhe me tensione dhe tone të larta. Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi ishin deputetë që braktisën të parët mbledhjen e Kryesisë, rreth orës 01:00 të mesnatës. Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga militantët që ishin mbledhur para selisë blu. Nga ana tjetër, anëtarët e tjerë të Kryesisë u kërkuan deputetëve llogari se përse nuk kanë qenë aktivë në fushatën për zgjehdjet e 14 majit, sidomos në atë të Tiranës.

Largimin e deputetëve nga mbledhja, ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e ka cilësuar thikë pas shpine. Ndërkohë, anëtarja e Kryesisë, Jonila Godole tha se është një veprim i nxituat pasi fillimisht duhet një analizë në bazë për situatën në të cilën ndodhet partia. 

"Kur u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh sesi iku. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve ishte i tillë. Është thikë pas shpine për PD", tha Bejko. 

Pas hapjes së garës, pritet me interes vendimi i Lulzim Bashës nëse do të kandidojë sërish për drejtimin e Partisë Demokratike, duke pasur parasysh që tashmë ai është kthyer në politikën aktive dhe largimin e tij e arsyeton si veprim që të tërhiqej Berisha. Kryesia ka lënë afat që deri më 20 qershor të dorëzohen kandidaturat për kreun e PD-së, ndërsa kandidatët do të kenë rreth 1 muaj afat për të bërë fushatë zgjedhore. Konkretisht nga data 24 qershor deri më 27 korrik dhe më pas mbahen zgjedhjet.

Deri më 15 korrik, çdo degë e Partisë Demokratike, duhet të evidentojë anëtarët me të drejtë vote. Më pas, për të miratuar këto zgjedhje, brenda muajit shtator duhet të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Çfarë kërkojnë deputetët e PD
Grupi i PD parashtroi platformën me 5 pika ku përfshihen dhe hapat që sipas tyre do të sjellin procesin e riorganizimit brenda PD. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:
- Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;
- Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
- Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Si u votua

Pro:

  • 1. Enkelejd ​Alibeaj
  • 2. Flutura​ Açka
  • 3. Jemin ​Gjana
  • 4. Taulant Zeneli
  • 5. Endri​​ Hasa
  • 6. Indrit​ Sefa
  • 7. Kreshnik​ Çollaku
  • 8. Roland ​Bejko
  • 9. Gentian​ Gaba
  • 10. Agron ​Kapllanaj
  • 11. Arbi​​ Agalliu
  • 12. Fitim ​​Zekthi
  • 13. gazmend​ koduzi
  • 14. Merita ​Bakiu
  • 15. Orjola ​Pampuri
  • 16. Taulanda ​Jupi
  • 17. Xhemal ​Gjunkshi
  • Kundër: Jonila Godole dhe Flamur Hoxha
  • Abstenim: Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj

Ora 18:20
Deputeti i PD: Duhet Kuvend pajtimi brenda partisë! Të bëjmë hap pas të gjithë ne që kemi humbur sfida në nivel qarqesh

Deputeti i PD, Helidon Bushati shprehet se nevojitet një Kuvend Pajtimi brenda Partisë Demokratike si e vetrmja mënyrë për të pasur një riorganizim dhe ringritje.

Në reagimin e bërë Bushati ka kërkuar që të lihen pas akuzat e drejtuara mes politikanëve demokratë. Ai tha se është koha që secili prej drejtuesve të PD në degë të ndryshme që ka humbur në zgjedhjet lokale të 14 majit, duhet të bëjë një hap pas dhe mbështesin figurat e reja.  

Postimi i plotë:

Duhet Kuvend Pajtimi!

Zgjedhjet vendore të 14 majit na dëshmuan më së miri se të ndarë humbasim të gjithë.

Referuar situatës së pazakontë nëpër të cilën ka kaluar Partia Demokratike pergjatë këtyre viteve si dhe humbjes apo disfatës në zgjedhjet që lëmë pas, ky moment duhet të jetë një mundësi për ndërgjegjësim, reflektim objektiv dhe jo një mundësi për të gjetur alibi apo justifikime për humbjen.

Ajo çfarë kam propozuar, çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i vitit 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëvë dhe Partisë Demokratike në këto momente është krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.

Vlersoj se është më e drejtë dhe denjitoze duke filluar nga UNË dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në  nivel qarqesh apo në nivel kombëtar se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të  përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne.

Ky është detyrimi yne, vetëm kështu mund të ringrihemi. Jemi ne ata që duhet  t’iu  japim mundësinë dhe të mbështesim fort formësimin e një klase të re politike në drejtim të Partisë Demokratike.

Miq, është koha të lëmë pas akuzat drejtuar ndaj njëri tjetrit, si e si për të gjetur fajtorin, fajtori i vetëm është përçarja e krijuar mes nesh.

Partia Demokratike për tu ringritur duhet të mbështet tek e vetmja zgjidhje e shëndoshë që kapërcen çdo interes personal, zgjidhja  e vetme duhet të gjendet tek krijimi i një fronti të gjerë  pozitar.  Organizimi, siç e kam artikuluar në çdo  mbledhje grupi i një Kuvendi Pajtimi nga i cili të dalim me një strukturë drejtuese kolegjiale gjithëpërfshirëse, të  përkohshme dhe me një strategji të re komunikimi e cila ti përgjigjet kohës.

Besoj fort se ky është i vetmi instrument që do na mundësojë të ringrihemi.

Ora 14:17
Zbardhet debati në Kryesinë e PD/ Açka përplaset me deputetët: Po ikin palaçot! I kthehet Korreshi: Si nuk të vjen turp ty moj?!

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate dhe përplasje të shumta ditën e djeshme. Teksa një grup deputetësh do largoheshin nga mbledhja, pasi nuk po dëgjoheshin, deputetja Flutura Açka i ka quajtur ata palaço. Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Saimir Korreshit, i cili e ka pyetur se si nuk i vjen turp.

Flutura Açka: Ja u çuan dhe ikën këta palaçot.

Korreshi: Po si flet kështu, si nuk të vjen turp ty moj?!

Ora 12:30
Ofendimet ndaj deputetëve të PD-së, Salianji: Basha langaraq me Ramën, gangster me demokratët që e mbështesin

1680177056_finalprojekt.00151311.Still020.jpg

Deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji ka reaguar pas episodit mes militantëve të Bashës dhe deputetëve të PD-së mbrëmjen e djeshme në Kryesinë e PD-së, ku pati përplasje verbale. Salianji shkruan se Lulzim Basha nuk është larguar asnjë ditë dhe thotë se po sillet si gangster me demokratët që e kanë mbështetur.

“Langaraq me Ramën, gangster me demokratët që e mbështesin! Siç e kam paralajmëruar prej më shumë se një viti LB nuk është larguar asnjë ditë, ka përdorur truke për tu zvarritur pavarësisht se nuk ka as mbështetje, as elektorat dhe as parti!  E vetmja risi nga e djeshmja ishin pamjet e dhunshme! Pamjet  me dhunë verbale, presion, shantazh dhe fyerje ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe por që e kanë mbështetur maksimalisht LB tregojnë katandisjen e një njeriu që u mbështet si shpresa e PD dhe përfundoi në fatkeqësinë e demokratëve!

Dhuna e inspiruar nga LB ndaj demokratëve bëhet dhe më e rëndë kur mendon që për 10 vite me radhë sjellja ndaj Ramës dhe bandave të tij ka qënë prej të përuluri si langaraq!  Sjellja prej despoti, tentativa për pronësinë e kolibes, dhuna, gjuha dhe veprimet  bien ndesh me vlerat perëndimore dhe euroatlantike, përfaqësojnë hiç më pak se putinizimin e kulturës politike! Demokratët duhet të ndahen me forcë nga kjo sjellje që po vazhdon të dëmtojë shpresat e demokratëve dhe të shoqërisë”, shkruan Salianji.

Ora 12:25
Ofendimet nga militantët e Bashës ndaj deputetëve të PD, Kolegji i Kryetarëve: Dënojmë çdo akt dhune

1686124992_pd.jpg
Kolegji i Kryetarëve ka reaguar pas përplasjes verable mes militantëve të Luzlim Bashës dhe deputetëve të PD-së. Në deklaratë, Kolegji thotë se dënon çdo akt dhune

Kolegji i Kryetarëve në mbështetje dhe në besim të plotë të organeve drejtuese të Partisë Demokratike dënon çdo akt dhune duke bërë thirrje për të respektuar zgjidhjet dhe vendimet institucionale. Partia Demokratike e Shqipërisë është ngritur dhe ekziston mbi sakrificën e qindra mijëra demokratëve të cilët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.

Çdo përpjekje për ta zhbërë këtë vullnet, çdo tentativë për ta përbaltur mundin, sakrificën dhe shqetësimin e atyre demokratëve të ndershëm që kanë punuar pa u lodhur për çdo votë dhe çdo mandat të deputetëve të Partisë Demokratike, i shërben vetëm kundërshtarëve tanë politikë, i shërben atyre që duan shkatërrimin dhe asimilimin e Partisë Demokratike.

Mendimet ndryshe, alternativat për zgjidhjen më të mirë për të ardhmen e Partisë Demokratike, zgjidhen me të vetmin mjet demokratik që garanton standartin e çdo procesi dhe kjo është VOTA. Përpjekjet për t’ju imponuar anëtarëve të Partisë Demokratike me mekanizma përtej votës, janë përpjekje të dështuara dhe nuk janë garanci për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe bashkërendimin e aksionit tonë politik.

Ora 11:11
Pas tensioneve dhe përplasjeve brenda PD, japin dorëheqjen dy anëtarë të kryesisë së partisë

1684920476_seliaepd.jpg

Pas tensioneve dhe përplasjeve brenda Partisë Demokratike, gjatë orëve të mëngjesit të sotëm kanë dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tyre, dy anëtarë të kryesisë së PD, konkretisht Ori Nebiaj dhe Flamur Hoxha.

"Dorëheqjen si sekretar organizativ rrjedhimisht dorëheqje nga kryesia si antar kryesie nga posti I sekretarit organizativ pasi nuk jam në lartësinë e asaj kryesie", ka thwnw Flamur Hoxha. 

Ora 11:07
Militantët e Bashës u përplasën verbalisht me deputetët e PD-së, Bardhi: Hodhën në ërë bashkëjetesën brenda partisë

1686124992_pd.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reguar përsa i takon dhunës verbalë të militantëve të Bashës ndaj deputetëve. Bardhi thotë se dhuna e presioni ndaj tyre hedh në erë bashkëjetesën brenda partisë. Ai kërki distancë publike.

’Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.  Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.’- shkroi Bardhi.

Ora 10:11
VIDEO/ Momenti kur militantët e Bashës përplasen verbalisht me deputetët e PD-së: T’ju vijë turp

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është zhvilluar me debate. Militantët e Bashës kanë ofenduar deputetët që braktisën mbledhjen. Report Tv sjell një video në të cilën dallohet përplasja verbale mes deputetëve dhe militantëve të Bashës.

Po na torturoni, ju na keni torturua në kurrizin tonë, Të bëni këto gjëra t’iu vijë turp. T’iu vijë turp.

Ora 09:57
Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat, ja kush votoi pro hapjes së garës për kreun e PD! Tabaku abstenim

1685993127_6400483e8a0a960e3e3ca3d92028fcf63ff2.jpg

Report Tv zbardh emrat që votuan pro hapjes së garës për kreun e PD-së në mbledhjen e Kryeisës. Me 17 vota pro, Kryesia e PD-së vendosi që më 29 korrik të mbahen zgjedhjet për kreun e partisë. Vetëm dy vota kundër, Jonila Godole dhe deputeti Flamur Hoxha. Ndërkohë, Jorida Tabaku ka abstenuar.

  • 1. Enkelejd ​Alibeaj
  • 2. Flutura​ Açka
  • 3. Jemin ​Gjana
  • 4. Taulant Zeneli
  • 5. Endri​​ Hasa
  • 6. Indrit​ Sefa
  • 7. Kreshnik​ Çollaku
  • 8. Roland ​Bejko
  • 9. Gentian​ Gaba
  • 10. Agron ​Kapllanaj
  • 11. Arbi​​ Agalliu
  • 12. Fitim ​​Zekthi
  • 13. gazmend​ koduzi
  • 14. Merita ​Bakiu
  • 15. Orjola ​Pampuri
  • 16. Taulanda ​Jupi
  • 17. Xhemal ​Gjunkshi
  • Kundër: Jonila Godole dhe Flamur Hoxha
  • Abstenim: Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj
Ora 09:12
Jonila Godole: Duhet një analizë për situatën në PD, të mos nxitohemi për kryetarin

 

Anëtarja e Kryesisë, Jonila Godole ka folur pas mbledhjes që u zhvillua. Godole tha në një deklaratë për mediat se duhej të kishin nisur me një analizë për të përcaktuar se përse është PD në këtë situatë dhe më pas të nisnin zgjedhjet në bazë dhe për kryetarin e ri.

“Unë kam prezantuar një propozim se si mund të shkojmë në zgjedhje dhe pika  e parë më e rëndësishme ishte analiza. Në PD ka mbaruar  analiza e zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të 6 marsit kam thënë duhet të bëjmë një analizë në mënyrë që të nxjerrim mësime përse jemi këtu që të mos na ndodhë kjo gjë që ndodhi sot. Sot iu thash, kujdes kolegë ne duhet të bëjmë një analizë dhe të mos nxitojmë sot për të zgjedhur dhe filluar votimin për kryetar. Nuk është puna te kryetari, e rëndësishme është që PD duhej të tregonte se është një parti ndryshe, është një parti e cila mëson nga gabimet e veta, analizon humbjen thellë, duke shkuar te baza por duke pyetur edhe simpatizantët e PD. Dje vetëm pasi ta kemi këtë mendim të bazës, ti analizojmë, të nxjerrim disa mësime, ca nuk shkon me PD që e kanë votuar vetëm 100 mijë veta. Unë e jam shumë e sigurt që ka edhe 700 mijë të tjerë që do të donin ta votonin PD, por me një lidership të ri. Çfarë do të thotë lidership i ri. Një lidership i cili del nga analiza, nga votimet me një zgjedhje transparente. Unë propozova një analizë të thelluar dhe një nisje të procesit se si do bëhej kjo analizë me një grup pune ku do ishin të përfshirë, anëtarë të kryesisë, deputetë dh ekspertë të pavarur të jashtëm që të ishim shumë objektiv, te sëmundja, kush është diagnoza, nga se vuan PD dhe pastaj të niste procesi i votimeve, strukturat dhe pastaj gara për kryetar”, tha Godole.

Ora 09:02
Deputetët braktisën mbledhjen e Kryesisë, Bejko: Thikë pas shpine PD-së, duam mbështetje jo shkelma

 

Ish kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e ka cilësuar thikë pas shpine braktisjen e mbledhjes nga disa deputetë të PD-së. Këtu mund të përmendim, Gazment Bardhin, Saimir Korreshin, Helidon Bushatin, Dashnor Sulën, Lefter Gështenjën, Bledion Nallbatin dhe Dhurata Çupi. Sipas Bejkos, këta deputetë, i kanë vënë shkelmin partisë me këtë veprim.

“Nuk e di si do të vazhdojë më tej. Për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithsekush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD.  Unë i propozova të dy propozimet, i përputha në një. Muaji gusht nuk bëhen dot zgjedhjet në parti. Kur u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh sesi iku. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve ishte i tillë. Është thikë pas shpine për PD. Veprimet që i kanë bërë gjithsecili mban përgjegjësi dhe për demokratët sot dhe nesër. Kemi nevojë për mbështetje jo për shkelma.”- thotë Bejko.

Ora 08:48
Kryesia vendosi hapjen e garës për kreun e PD-së, Tabaku jep dorëheqjen si nënkryetare: Ky hap zvogëlon partinë

 

Pas situatës në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku ka dhënë edhe dorëheqjen nga posti i nënkryetares. Pas Kryesia vendosi hapjen e garës për kryetar, Tabaku ka marrë vendimin për dorëheqjen duke thënë se ky vendin zvogëlon Partinë Demokratike. Në deklaratën për mediat, ajo thotë se do duhej të ishte dëgjuar zëri i Kolegjit të Kryetarëve dhe grupit parlamentar që kërkuan që zgjedhjet për kreun e partisë të mos mbaheshin tani.  

“Kryesia e PD diskutoi që nga ora pesë se kush janë mënyrat më të mira. Propozimi im ishte që PD të ishte bashkë dhe duhej të niste një proces zgjedhor, real, një proces që ne na bashkon dhe nuk na ndan. Të gjithë anëtarët e kryesisë ishin dakord, pati propozim nga Godole, Bejko, Gjana. Pati 10 diskutime që u diskutuan gjatë deri në orët e para të mëngjesit. Kryesia me gjithë kërkesën time që të kishim vendim të unifikuar, që të mos vazhdonim që të merrnim vendime të njëanshme, nuk arriti në dakordësinë që të merrnim një vendim të unifikuar. PD vendosi të hapë garën për kryetar, në votat ishin 17 pro, unë refuzova që të votoj, Nebiaj refuzoi të votojë, dhe zonja Juela Hamataj, refuzuan të votojnë. Dëshira ime është që në këtë proces PD duhet të ishte bashkë, jemi duke hedh një hap që e zvogëlon PD dhe nuk e zmadhon, dëshira ime ishte të dëgjohej zëri i anëtarëve të grupit parlamentar dhe kolegjit të kryetarëve.

Ka pasur një propozim nga zoti Taulant Zeneli, si sekretar organizativ i partisë për të ecur përpara me procesin, vendim që ishte me data, që u propozua që në fillim, dhe ky vendim është miratuar në mbledhjen e Kryesisë. Duke pasur parasysh që propozimi im nuk u propozua, refuzove ta votoja dhe u tërhoqa nga vendi i nënkryetares së PD. unë gjykoj që PD do ecë para, do bëhet alternativë kur secili nga ne të anashkalojë egot personale dhe të mendojë për të mirën e përbashkët”, tha Tabaku.

Ora 07:33
Vendimi i Kryesisë së PD-së, zgjedhjet për kreun e ri më 29 korrik! Afatet e vendosura, rreth 1 muaj fushatë për kryetar

1684920476_seliaepd.jpg

Pas 10 orësh mbledhje, Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun partisë më 29 korrik. Report Tv sjell të plotë vendimin e Kryesisë, i cili u miratua me 17 vota pro 2 kundër dhe 3 abstenim. Kryesia ka vendosur afat deri më 20 qershor për dorëzimin e kandidaturave për kreun e ri të partisë, ndërsa pritet me interes nëse do të futet në garë edhe Lulzim Basha, i cili tashmë i është rikthyer politikës aktive. Ndërkohë, Kryesia u ka lënë kandidatëve rreth 1 muaj kohë për fushatën për kreun e partisë dhe më pas do të mbahen zgjedhjet. Sa i takon Kuvendit Kombëtar, duhet të mbahet brenda muajit shtator, për të bërë edhe ndryshimet stautsore.

Vendimi i Kryesisë së PD-së
PËR ORGANIZMIN E PROCESIT ZGJEDHOR PËR KRYETAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Në mbështetje të pikës 6, të nenit 10, neneve 24,25,45, 46 dhe 53 të Statutit të PDSH-së, duke vlerësuar situatën e vështirë që kemi kaluar, situatën aktuale të strukturave të partisë dhe vakancat e krijuara ne disa nivele duke filluar nga Kryetari i PDSH e deri në bazë, bazuar në kërkesën e Kolegjit të Kryetarëve për nevojën emergjente për zhvillimin menjëherë të zgjedhjeve për Kryetarin e PDSH si dhe riorganizmit të plotë të partisë, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 6 Qershor 2023

VENDOSI:

Fillimin e menjëhershëm të procesit të evidentimit të antarësisë, dhe organizimit të zgjedhjeve për kryetar të PDSH.

1. Në çdo degë të PD brenda datës 15 korrik kryhet procesi i plotë i evidentimit të antarëve me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25 të statutit.
a. Kryetari i degës ngre grupin e punës të degës i cili ka për detyrë të kryejë evidentimin e antarëve me të drejtë vote;
b. Grupi i punës në degë bën evidentimin e antarësisë dhe strukturave në detyrë brenda datës 13 korrik.
c. Lista e përpiluar sipas formatit në aneksin 2 depozitohet pranë sekretariatit të PDSH.

Komisioni Zgjedhor përpilon listën kombëtare të antarësisë me të drejtë vote sipas  përcaktimeve të nenit 25.

2. Organizimi i procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH:
a. Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë;
b. Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;
c. Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023;
d. Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.

3. Kryesia e PDSH brenda datës 12 qershor 2023, cakton grupet e punës në nivel qarku që në bashkëpunim me deget mbikqyrin procesin e evidentimit te antarësisë;

4. Kuvendi i jashtzakonshëm statutor zhvillohet brenda muaji shtator 2023;

5. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati dhe Komisioni Zgjedhor për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran shehu: 07/06/2023 14:49

    Me tbo tfortin ky qerosi esht funi botes ti bi pika ktyne deputetve te marum Spaskandy lek me pagujt kta e me maru pun

    Përgjigju
  • Marvi: 07/06/2023 14:30

    Ju jeni turp i ketij kombi dhe nje shembull per mos tu ndjekur cfare flliqesirarsh e kan pushtuar politiken shqiptare nongradat…

    Përgjigju
  • Alesio: 07/06/2023 14:27

    Cfare skandaliteti eshte kthyeher partia demokratike per te ardhur keq normale sepse ku udheheq nongrada keto pasoja do ket.

    Përgjigju
  • Eno: 07/06/2023 14:09

    Si mund te presesh nga keta ta cojn perpara kete vend kur keta nuk meren vesh as me njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Ani: 07/06/2023 14:08

    Kena nuk rregullojn dot veten do rregullojn popullin

    Përgjigju
  • Termeti: 07/06/2023 12:42

    Salijani fytyre zhapik fshati!

    Përgjigju
  • Loran shehu: 07/06/2023 11:50

    Bobo sa te fort qekan kta trimat e Lulushit bobo bobo

    Përgjigju
  • Kot: 07/06/2023 10:07

    Kot mblidhen dhe zihen për hic gje. Nuk ju ndjek më njeri. Shkrihuni

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 07/06/2023 09:27

    Ashtu si erdhet lamsh ashtu ju shkoft jeta, me gjynahet e popullon, që shkatrrut gjithça patëm.

    Përgjigju
  • e drejta: 07/06/2023 09:13

    ATO QE JANE LARGUAR JANE BERISHIANE SE KANE PERFITUAR( KUPTOHET PADREJTESISHT) NGA BANDITI IDHULLI I TYRE BERISHA...NUK KA SHPJEGIM TJETER

    Përgjigju
  • Altini: 07/06/2023 09:12

    Keshtu ju pafsha lëmsh!!!

    Përgjigju
    • Hajt: 07/06/2023 16:49

      Ne te Theodhoriut shkofshi

    • edi: 07/06/2023 12:59

      skeni pare gje akoma

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?