Foto ilustruese

Bota

Mbi 100 mijë infektime, Franca shënon rekordin më të madh ditor

26 Dhjetor 2021, 14:01| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 14:04

  • Share

Franca regjistroi numrin e saj më të madh ditor rekord të rasteve të reja me koronavirus, me më shumë se 100 mijë  në 24 orët e fundit.

Duke pasur parasysh rritjen drastike të numrave, qeveria franceze ka shtrënguar rregullat e aksesit për vende të caktuara, duke përfshirë restorantet dhe institucionet kulturore.

Aktualisht, duhet prova se jeni vaksinuar, jeni shëruar së fundmi nga koronavirusi ose të tregoni një rezultat negativ të testit për të hyrë në shumicën e vendeve.

Qeveria planifikon të prezantojë një ligj në një sesion të posaçëm nesër, që do të miratohet në mes të janarit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?