Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shprehur mendimin e tij lidhur me takimet politike të pakontrolluara, në të cila vazhdimisht shkelen masat anti-COVID.
Ai shkruan se çdo jetë njeriu është më e rëndësishme e çdo votë që jep pushtet.
Përmeti, në postimin e tij ka përmendur konkretisht takimin e LSI-së në Maliq, ku në një ambient të mbyllur ishin mbledhur mbi 100 persona, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre ishin pa maskë.
“Ne këtë takim vihej re slogani ‘Maliqi, shtëpia e te rinjve’ Nuk e di nëse është slogan zyrtar apo thjesht cinizëm sepse është e sigurt që mbas këtij takimi Maliqi do ketë më pak të moshuar sepse ky është një virus që vret dhe në kulmin e pandemisë.”, shkruan ai.
Ai ka përmendur edhe shifrat e infektimeve nga koronavirusi kohët e fundit, të cilat janë më të larta se kurrë duke shënuar çdo ditë mbi 1 mijë raste pozitive. Ai shton se takimet të tilla me mbi 100 persona në një ambient të mbyllur dhe pa maska është një krim.
“Kini mëshirë. Vërtet nga ai takim do merrni 1, 2, 100 ose mbase më shumë vota por me atë takim do keni marrë edhe jetë njerëzish. Kini mëshirë. Çdo jetë njeriu është më e rëndësishme se çdo vote që jep pushtet. Kini mëshirë. Nuk ju kushton asgjë të bëni 10 takime nga 10 ose më pak persona. Kini mëshirë. Përgjegjësinë për tu kujdesur për qytetarët duhet ta kenë politikanet. Kini mëshirë. Ky virus vret.”, shkruan Përmeti në fund.
Deputeti është infektuar 2 herë nga COVID-19, njërën prej të cilave është transferuar në Turqi për kurim.
Qeveria tə ndalojə tubimet politike me grumbullime tə pakontrolluar.Nə tə kundərt do tə ketə vdekje pər makinat e mbeturinave
Përgjigju