Sport

Mbi 100 pjesmarrës, mbahet maratona e notit 'Agron Ruvina' në Pogradec! Organizatorët: Garues edhe nga jashtë Shqipërisë

23 Gusht, 16:25| Përditesimi: 23 Gusht, 18:24

  • Share

Notarë të Shqipërisë, por edhe të tjerë jashtë kufinjve, morën pjesë në Maratonën e Notit në Pogradec, në eventin e bërë traditë tashmë në nder të notarit ‘Agron Ruvina’. Në edicionin e pestë, në kategorinë e 14-vjeçarëve fitues për vajza u shpall Lizi Gusho dhe për djem Devi Shtaro.

“Jam shumë e lodhur, por jam e gëzuar që fitova. Unë jetoj në Amerikë dhe i bëj stërvitjet atje, por jam nga Pogradeci,”-u shpreh notarja 14-vjeçare Lizi Gusho. 

“I emocionuar edhe pse u Lodha shumë. Krahët goxha,”-tha notari Devi Shtaro.

Në kategorinë e notarëve vetaranë triumfoi Ana Angjellari, e cila prej 3 vitesh synonte këtë sukses.

“Unë jam shumë e lumtur, teksa kjo ishte hera e tretë që marr pjesë. Kjo është hera e parë që mora vendin e parë dhe besoj se këtu do të përfundojë edhe pjesmarrja ime,”-tha Ana Angjellari, notare veterane.

Për organizatorët numri i pjesmarrësve tregon suksesin e kësaj maratone note.

“Jan mbi 100 pjesmarrës nga të gjithë rrethet e Shqipërisë. Besoj ka edhe nga jashtë shteti nga Greqia, Ukraina dhe Islanda besoj,"-tha Vladimir Mato, organizator.

Motra e Agron Ruvinës pohon se ndihet shumë krenare për të vëllanë sa herë që ky aktivitet mbahet.

“Ndihem shumë e lumtur dhe e priveligjuar për këtë nder që na bëhet ne si familje. Fjalët për atë janë të pakta dhe ne lotët na janë thatë, por krenohem shumë me të,”-deklaroi Sofika Ruvina, e motra e Agron Ruvinës.

Maratona e Notit në Pogradec është një dëshmi se sa i lidhur mbetet qyteti me këtë sport edhe pse garat zhvillohen në ujë të ëmbël.

Ne.k./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?