Indi - Më shumë se 100 persona rezultojnë të zhdukur dhe të paktën 1 person ka vdekur pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje shkatërruese në shtetin verior Uttarakhand të Indisë.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në distriktin Uttarkashi, pasi u përmbytën rrugë dhe ndërtesa, shkruan BBC.
Disa ekipe ushtarake janë pozicionuar në Dharali që nga e marta, por forca të tjera të ekipeve të emergjencave ndaj katastrofave nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë në zonë për shkak të rrugëve të dëmtuara dhe reshjeve të dendura të shiut.
Shira të rrëmbyeshëm kanë goditur shtetin himalajan të Uttarakhand gjatë javëve të fundit.
Rreth 130 persona janë shpëtuar deri më tani në Uttarkashi, sipas një deklarate nga kryeministri i Uttarakhand, Pushkar Singh Dhami.
Ndërkaq, të paktën 10 ushtarë të pozicionuar në bazën Harsil janë gjithashtu të zhdukur, sipas zyrtarëve.
Operacionet e shpëtimit po ecin me ritëm të ngadaltë pasi llumi dhe mbeturinat kanë mbuluar zonën.
Komente
