Kronikë

Mbi 11 ton akullore me lëndë kancerogjene u konsumuan, PD: AKU reagoi me vonesë, korrupsioni masiv në atë institucion solli pasoja për shëndetin e qytetarëve

23 Gusht 2021, 18:27| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 18:29

  • Share

Partia Demokratike e ka cilësuar si reagim të vonuar kontrollet e bëra nga Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, në lidhje me heqjen nga tregu të disa llojeve të akulloreve të paketuara që përmbanin lëndë kancerogjene. Selia blu duke reaguar përmes Dhurata Çupit  shprhet se AKU reagoni me vonesë ndaj amrmit të dhënë nga KE për të ehqur nga tregu këto akullore dhe kjo sipas sakj ndodhi për shkak të Korrupsioni masive në këtë isntitucione.

Çupi akuzon se emërimet politike jo profesionale dhe praktikat korruptive të inspektimeve për sy e faqe kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.

"Korrupsioni masiv në veprimtarinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e popullsisë. Plot 11. 7 ton akullore me përmbajtje kancerogjene (oksid etileni në stabilizuesin lygomme) janë konsumuar nga fëmijët e të rriturit në muajt e fundit në Shqipëri. Alarmi për akulloret u dha disa javë më parë nga BE pasi kompania prodhuese kishte konstatuar përmbajtjen kancerogjene në disa prej produktet e saj duke njoftuar tërheqjen nga tregjet e Bashkimit Europian. Qeveria, AKU reagoi me vonesë ndaj kësaj situate duke bërë që produktet e rrezikshme të futeshin në vend, dhe një pjesë e mirë e tyre të konsumohen.

Po ashtu, një investigim i Qendrës "Alert" përmes 5 kampionëve të ndryshme në Tiranë ka zbuluar se akullore artizanale rezultojnë me eneterobaktere dhe stafilokok, deri në 10 herë më shume sesa normat e lejuara. Ndryshimet e shpeshta të drejtorëve gjobvënës të AKU, emërimet politike jo profesionale, praktikat korruptive të inspektimeve për sy e faqe, kanë sjellë në këtë situatë të frikshme për familjet. Nuk kanë siguri për konsumimin e produkteve.  Siguria ushqimore, në kushtet e importit të lartë të produkteve, është parësore", tha Çupi.

Gjatë ditës së sotme AKU njoftoi se totali i akulloreve të paketuar me lëndë kancerogjene që kanë hyrë në vendin tonë kap sasinë prej më shumë se 16 ton dhe nga këto mbi 11 ton janë konsumuar nga qytetarët, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar. Alarmi për prezencën e lëndëve kancerogjene në këto akullore të firmave të njohura është dhënë nga Komisioni Europian,  pasi analizat rezultuan se disa seri të këtyre të akulloreve janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit dhe janë ndaluar të tregtohen. Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer.  


Lajmi kryesor:

Akulloret e paketuara me lëndë kancerogjene, AKU: Mbi 16 ton u shpërndanë në treg, 11 ton u konsumuan, pjesa tjetër u asgjësua pas lajmërimit nga KE


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?