Foto ilustruese

Shëndeti

Mbi 110 mijë thirrje për ndihmë mjekësore gjatë verës

2 Gusht, 16:22| Përditesimi: 2 Gusht, 16:23

  • Share

Mbi 110 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës.

Gjatë këtyre dy muajve janë kryer mbi 34 mijë vizita në banesa dhe rreth 12 mijë këshillime mjekësore.

Të dhënat u bëjnë publike nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila thekson se Urgjenca ka qenë në gatishmëri të plotë, duke garantuar kujdes të shpejtë dhe të sigurt shëndetësor aty ku ka më shumë nevojë.

“Urgjenca Kombëtare, në gatishmëri për çdo qytetar, në të gjithë vendin. Gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët:

110,367 thirrje për ndihmë mjekësore

34,660 vizita në banesë

12,000 këshillime mjekësore.

Shërbimi i Urgjencës është çdo ditë më pranë qytetarëve, duke garantuar kujdes të shpejtë dhe të sigurt shëndetësor, aty ku ka më shumë nevojë”, shkruan Koçiu.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?