Kronikë

Mbi 1100 gjoba gjatë një jave, Rrugorja e Sarandës: Arrestohen 5 shoferë, 418 gjoba për mungesë të kaskës mbrojtëse

7 Korrik, 15:39| Përditesimi: 7 Korrik, 16:49

  • Share

Policia Rrugore e Sarandës, kanë intensifikuar kontrollet në çdo aks rrugor, me fokus të veçantë zonat bregdetare dhe rrugët hyrëse-dalëse të qytetit.

Gjatë javës së parë të muajit korrik janë arrestuar dhe ka nisur hetimi për 5 shoferë, për veprat penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.

Janë vendosur 1157 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndër të cilat:

418 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjetit

3 masa për përdorim të xhamave të zinj

5 leje drejtimi të pezulluara ose tërhequra

Ndalim administrativ i një mjeti që nuk plotësonte kushtet për qarkullim

Policia ka ndëshkuar një drejtues mjeti me masë administrative 39 000 lekë dhe me pezullim të lejes së drejtimit, pasi qarkullonte me një automjet me targa të modifikuara, që prodhonte zhurma si dhe me fuqi tej normës së lejuar për kategorinë e lejes së drejtimit që dispononte.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?