Mbi 12.500 pasagjerë në 5 ditë në Portin e Durrësit, 26 sportele në shërbim! Kapiteni Allkaj: Në gusht pritet shtim fluksi

18 Korrik, 10:30| Përditesimi: 18 Korrik, 11:47

  • Share

Mbi 12.500 pasagjerë kanë hyrë në vend përmes Portit të Durrësit përgjatë 5 ditëve të fundit. Gjysma e dytë e korrikut e gjeti Autoritetin Portual Durrës duke punuar me kapacitete të plota dhe në funksion janë 25 sportele për përpunimin e pasagjerëve.

“Porti i Durrësit ka marrë masa të shtuara për përballimin e fluksit i cili filloi me dopio kors të shtunën e kaluar, pesë ditë rresht me dopio kors nga porti i Barit dhe përditë nga porti i Ankonës”, tha Tauland Allkaj, kapiteni i portit të Durrësit.

Aktualisht, tragetet po punojnë me linja të dyfishta në destinacionet klasike me Italinë, ndërsa fluksi pritet të shtohet edhe më shumë në vijim.

“Nga 15-të ditëshi i parë gushtit do të ketë të njëjtin fluks si në hyrje edhe në dalje. Në Zvicër fillon puna më shpejt”, shtoi ai.

Fluksi më i madh i udhëtarëve që do të zbresin në Durrës pritet të jetë në gusht, ndërkohë që hyrjet më të mëdha gjatë kësaj periudhe, pritet t’i zënë emigrantët shqiptarë, bashkë me ato të Kosovës, të cilët rikthehen pranë familjeve për pushime, radhë që përsëriten në kthim.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dona: 21/07/2024 14:45

    VIJNE EMIGRANTET NE SHTEPI SI CDO VIT.....KETA NUK JANE TURISTE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?