Mbi 1.4 mln euro për sheshin, zero investime në rrugë e Rrëshenit! Kryebashkiaku: S'kemi fonde! Qytetari: I kanë vjedhur

19 Qershor 2022, 14:59| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 15:06

  • Share

MIRDITË- Rruga hyrëse për në qytetin e Rrëshenit është krejtësisht e amortizuar. Prej vitesh nuk mbushen as gropat..

Nga vëzhgimi i Report TV në qytetin verilindor konstatohet lehtësisht rrënimi i infrastrukturës nga qendra në periferi.

Ndërsa këto janë pamjet e unazës e qytetit, pranë shkollës 9-vjeçare.

Siç tregojnë banorët gjatë 8 viteve të fundit është investuar vetëm për sheshin e qytetit, projekt i Rilindjes Urbane me vlerë 1.400.243 € (euro) po kështu është rikonstruktuar dhe konvikti i shkollës së mesme me vlerë 442.626 €.  Për infrastrukturën zero investime.

"Kanë investuar vetëm në qendër të qytetit kurse jashtë  qendrës  rrugët janë copë-copë me gropa. Pushteti vendor ka 6 muaj  e fundit që nuk investon fare”.

“Kanë bërë vetëm sheshin se ka qenë fond i madh,  dhe kanë vjedh fondet, ndërsa jashtë qytetit rrugët janë copë-copë dhe trotuaret pa pllaka".

Rrësheni me afro 8 mijë banorë është qendra e Bashkisë Mirditë. Kryebashkiaku Ndrec Dedaj, i kontaktuar në telefon nga Report Tv justifikohet me mungesën e fondeve, duke shtuar se pret financime nga qeveria për të asfaltuar rrugët e qytetit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 19/06/2022 16:47

    Po çfarë do beje Ndrece Zeza tjeter veçse te rrije dhe të numuroje ditet deri ne fund të mandatit. Për Ndrecen nuk ka pase as nuk ka per te pase kurre fonde sepse nuk ka punuar kurre. Kryetar si ky mos i rente per pjese ma Mirdites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?