TIRANË-Policia Rrugore në Tiranë ka vijuar kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës, si rezultat e të cilave u arrestuan dhe nisi hetimi për 26 shoferë dhe u vendosën mbi 15 000 masa administrative gjatë javës të fundit.
‘Gjithashtu, gjatë javës së fundit, janë vendosur gjithsej 15 637 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, mesatarisht 2233 masa në ditë’, njoftoi sot policia.
Po ashtu, policia ka tërhequr me mjet ngritës 10 automjete që kishin penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, janë bllokuar 25 automjete për shkelje të ndryshme rrugore, si dhe janë vendosur 174 masa adminstrative ndaj mjeteve të tonazhit të rëndë, autobuzave dhe fugonave.
Komente
