Kosova & Rajoni

Mbi 1500 të helmuarit në Deçan, kryetari i komunës: Disa janë paraqitur në spital nga dy edhe tre herë, uji i pastër! Kurti në Greqi, s'merr pjesë në mbledhjen e qeverisë

14 Korrik 2021, 16:39| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 16:28

  • Share

KOSOVË-Numri i pacientëve të helmuar në Deçan ka shkuar mbi 1500, siç raportoi edhe kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, duke theksuar se shumë prej tyre rikthehen në spital për të dytën dhe të tretën herë.

“Deri më tani ajo që është e ditur që shifra e të helmuarve e ka kaluar mbi 1 500 dhe kur i referohem e kësaj shifre, i referohem që një pjesë e tyre kthehen në spital për herë të dytë dhe të tretë”, tha ai. 

Ramosaj në konferencën për shtyp, tha se në bazë të analizave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, uji është i pastër dhe nuk ka asnjë provë që lidhet me helmimin, duke shtuar se hetimet lidhur me shkaqet që sollën epideminë vijojnë. 

“Dje kemi marrë rezultatet e analizave nga Instituti i Shëndetit Publik, të cilat treguar se ujin në aspektin biologjik është i përdorshëm dhe është i pastër. Por ende duhen bërë analiza shtesë që me u gjet faktori dhe me u dit shkaqet dhe arsyet, pse ka ardhur gjithë ky infeksion dhe helmimi”, shtoi ai. 

Në mbledhjen e qeverisë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se tashmë lidhur me situatën e helmimit në Deçan kanë nisur hetimet nga prokuroria. Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se do të vazhdojnë të dërgojnë ilaçet që nevojiten në qendrat e mjekësisë familjare në Deçan. Duhet theksuar se kjo mbledhje u mbajt nga zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi, pasi shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, ende s’është kthyer nga Greqia ku po merr pjesë në disa organizime të ndryshme në hotelin luksoz grek.

“Do të vazhdojmë të dërgojmë barna sipas nevojës. Janë bërë edhe disa analiza shtesë, prapë kanë dalur negative. Sot janë përgatitur disa mostra që do të dërgohen jashtë vendi. Jemi në kontakt të vazhdueshme me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj. Situata është më e qetë. MSH do të qëndrojë afër qytetarëve në këtë kohë të vështirë”, u shpreh ai. 

Situata në Deçan është e njëjtë prej disa ditësh, me temperaturë, dhimbje koke dhe marrje mendsh, simptomat e një helmimi kanë qenë mbi 1500 persona të cilët i janë drejtuar spitalit.

Ora 18:20
Mbi 1500 të helmuar në Deçan, Kurti mungon në mbledhjen e qeverisë, prej ditësh është në Greqi në aktivitetin që zhvillohet në hotelin luksoz

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës është udhëhequr nga zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi, pasi shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, ende s’është kthyer nga Greqia. Ndonëse axhenda e publikuar nga kryeministria njoftonte se Kurti do të ishte i pranishëm, nuk ndodhi kështu. Në këtë mbledhje po diskutohet për situatën në Deçan ku mbi 1500 persona janë helmuar dhe nuk dihen ende arsyet. Kreu i ekzekutivit është duke qëndruar në Greqi që nga 8 korriku, ku po merr pjesë në disa organizime të ndryshme në hotelin luksoz grek.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sejdi: 14/07/2021 18:03

    Kjo çfarë po ndodhë në Deçan e rrethinë, është për t’u brengosur. Nuk është hera e parë që ndodhin helmime të ngjashme në Kosovë. Kam bindjen, se është bërë gabim nga autoritetet që nuk është kërkuar ndihmë nga laboratori toksikologjik i KFOR-it. Sa më kujtohet, në njoftimet për opinion, nuk janë publikuar rezultatet nga hulumtimet laboratorike toksikologjike. Mjerisht, ne shqiptarët, kemi harruar shumë shpejt, se nuk është bërë neutralizimi i mjeteve toksike të policisë dhe të ushtrisë serbe, shumica prej të cilave janë të prodhuara dhe vazhdojnë të prodhohen në industrinë kimike "Zhupa" në Krushevc dhe simotrat e saj në Serbi. Unë nuk e përjashtojë mundësinë që edhe ky helmim e ka burimin tek sebo-çetnikët!

    Përgjigju
  • Tata: 14/07/2021 15:41

    Vetem kontrolli miellit,sepse zhvillon toksina te tmerreshme qe nuk i eleminon pjekja e bukes. Sbesoj se ka kontrolle te rregullta megjithe rendesine e mufave e mykut te zi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?