Foto nga qyetetarët e helmuar në spital

Kosova & Rajoni

Mbi 1500 veta të helmuar në Deçan, arrestohet përgjegjësi i kamerave të sigurisë dhe Inspektori i Pyjeve për shpërdorim detyre

17 Korrik 2021, 14:13| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 12:27

  • Share

KOSOVË- Përgjegjësi i kamerave të sigurisë tek Gryka e Deçanit është arrestuar ditën e djeshme pasi është vërtetuar që kamerat e sigurisë nuk funksionin që prej dy muajsh. Ndërkaq, Policia ka arrestuar edhe Inspektorin e Agjensisë Kosovare të Pyjeve pasi ai ka qenë në krye të detyrës. Të dy personat e arrestuar dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. 

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Shkodran Nikqi i ka pohuar të dy arrestimet për mediat vendase. 

“Përgjegjësi i kamerave të sigurisë dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare përderisa ka qenë përgjegjës për vëzhgimin e kamerave në Grykën e Deçanit”, tha Nikqi.

“Po është ndaluar një zyrtar i AKP-së pranë MPMHI-së me seli në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përderisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare në cilësinë e inspektorit në Grykën e Deçanit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të parë se a ka ky rast ndonjë lidhshmëri me çështjen e ujit në komunën e Deçanit”, ka thënë ai.

Gjithsesi Policia po kryen ende hetime për këtë ngjarje të rëndë.

Prej gati një jave Deçani është në gjendje emergjente, ndërsa numri i të helmuarve ka shkuar në mbi 1500. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë në përfundimin se uji në Deçan është jo i pijshëm, çka e cilësoijnë si shkaktarin kryesor për mbi 1500 të helmuar në Deçan. Referuar analizave, në ujë janë gjetur bakteri disa bakterie jo patogjene, më konkretisht të bakterieve koliforme dhe E.coli. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?