Kronikë

Mbi 1.6 milionë turistë hynë në Shqipëri për 6 muaj, 50% e tyre nga Kosova! Vathi: Më shumë të huaj nga Polonia e Ukraina

23 Korrik 2021, 15:25| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 15:54

  • Share

TIRANË- Mbi 1.6 milionë të huaj kanë hyrë në vendin tonë në 6 mujorin e parë të vitit me një rritje prej rreth 52% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa në raport me vitin 2019, numri i turistëve që kanë ardhur në vend është rreth 450 mijë të huaj më pak.

Operatori turistik Besnik Vathi shprehet se edhe pse pasojat e pandemisë nuk janë kapërcyer, Shqipëria po pret turistë të huaj.

“Shqipëria sot po pret turistë jo vetëm nga Kosova që ka peshën më të madhe në numrin e turistëve në vend, por ka dhe nga Polonia dhe Ukraina janë dy vendet që po mbajnë peshën e madhe të turistëve përveç kosovarëve”, tha Vathi.

Në gjashtëmujorit të parë të 2021, shtetasit e ardhur nga Polonia janë rritur me 13,8 herë dhe Zvicra nga me 2,7 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 69,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Ndërsa për Kosovarët, vendi ynë është zgjidhja e parë pasi kanë ardhur në total mbi 641 mijë shtetas në gjashtëmujorin e parë.

Nga ana tjetër kanë dalë jashtë vendit jo posacërisht për turizëm 1.7 milionë shqiptarë. Vathi thotë se destinacionet e qytetarëve tanë mbeten të njëjtat.

“Shqiptarët kanë filluar të pushojnë të zgjedhin vendin jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit. Destinacionet janë pothuajse të njëjta, në vendin e parë është Turqia, në Antalia dhe Bodrum, më pas është Greqia. Këtë vit ka pasur edhe një lëvizje shumë më të madhe drejt Malit të Zi për shkak të ofertave të lira”, thotë Vathi.

Sa i takon paketave turistike anëtari i bordit të turopoeratorëve në vend thotë se ka shtrenjtim për shkak të kostove të pandemisë.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?