Mbi 160 banorë të Pocesit si në mesjetë, me 1 orë ujë në ditë! Qytetarët: Edhe ai që vjen është i pisët, nuk del as për të larë sytë

13 Gusht 2023, 17:11| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 20:03

  • Share

Gjatë 24 orëve të ditës, uji i pijshëm për ta është veçse 60 minuta, ujë të cilin nuk e konsumojnë dot për shkak të ndotjes, duke I detyruar të gjejnë zgjidhje në hapjen e puseve për punët e përditshme ose tu drejtohen burimeve me të afërta për konsumim vetjak

-Gjysmë orë kemi ujë, jemi keq për ujë sa s’ka më.

-Vetëm 3 bidonë me ujë mbushim në ditë, u detyrova hapa pus që të kem ujë

- Problem I madh, nuk ke të lash sytë, për enë dhe të tjerat nuk ka.- thonë qytetarët

Sipas banorëve, kjo problematikë ka rënë në veshë të shurdhër pasi ankesave të tyre, autoritetet nuk u kanë dhënë zgjidhjen e problemit.

"Po bën vite që kështu, sidomos vitet e fundit me kapaçkë lahemi

-Më shumë vjen ujë i pisët sesa ujë për të pirë.

"Për të pirë e blemë ka vite, linja është e carë rrjedh ujë, kur lëshohet uji këtu te unë që jam në fund vjen I pisët, ose shkoj marr ujë në një burim që është atje lart."- thonë qutetarët

Të kontaktuar për këtë problematikë, zyrtarët e njësisë administrative Vreshtas, shprehen se uji në burim është I pastër, ndërsa në rastet e ndotjes, shkak bëhet amortizimit dhe ndërhyrjet e jashtëligjshme ne rrjetin e ujësjellësit.

Nga ana tjetër, burime nga bashkia bëjnë me dije se investimi në rrjet do të nisë së shpejti për t’u ofruar banorëve shpërndarje dhe cilësi së ujit të pijshëm, duke qenë se kjo bashki është një ndër me problematike në Qarkun e Korçës, përsa i përket rrjetit të kanalizimeve të ujit të pijshëm.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nardi: 13/08/2023 20:03

    Mos harroni te votoni , vihuni ne rresht si dele, se heres tjetër do laheni me urine

    Përgjigju
  • Italia: 13/08/2023 18:16

    Mesjete... Shqipëria as 5-10 vjet ( në baze te zonave) para nuk kishte ujë të rrjedhshëm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?