Policia Rrugore e Shkodrës, ka vendosur 1958 gjoba gjatë dy javëve të fundit.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore, ku gjatë kontrolleve janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe ka nisur hetimi për 9 të tjerë, për veprat penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
Masat administrative:
-1958 masa administrative
-166 masa për mosvënien e rripit të sigurimit
-155 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse
-39 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
-28 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit
-13 masa për xhama të errësuar
-260 masa për parakalime të gabuara
-501 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar
-94 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve
-702 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
S.B/I.M/ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?
-
Të drejtë
51.5%
-
Të gabuar
42.8%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 491