Kronikë

Mbi 1900 gjoba gjatë dy javëve, Rrugorja në Shkodër bën bilancin: 4 shoferë të arrestuar, për 9 të tjerë nisi hetimi

23 Korrik, 16:36| Përditesimi: 23 Korrik, 16:42

  • Share

Policia Rrugore e Shkodrës, ka vendosur 1958 gjoba gjatë dy javëve të fundit.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore, ku gjatë kontrolleve janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe ka nisur hetimi për 9 të tjerë, për veprat penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Masat administrative: 
-1958 masa administrative
-166 masa për mosvënien e rripit të sigurimit
-155 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse
-39 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
-28 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit
-13 masa për xhama të errësuar
-260 masa për parakalime të gabuara
-501 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar
-94 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve
-702  masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?