Mbi 2 mijë kërkesa në javë, drejtoresha Cano shpjegon në Report Tv: Ja si marrin zgjidhje ankesat e qytetarëve përmes Bashkëqeverisjes

16 Dhjetor 2021, 22:22| Përditesimi: 23 Janar 2022, 10:12

  • Share

TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë për Dialog e Bashkëqeverisje, Eridana Cano ka dhënë detaje në Report Tv për funksionimin e platformës. Në 4 vite qeverisje, Cano tha se në platformë kanë mbërritur mbi 143 mijë ankesa nga qytetarët, ku nga të cilat rreth 103 mijë kanë marrë zgjidhje, ndërsa të tjerat janë në proces shqyrtimi.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Cano u shpreh se vetëm gjatë një javë, në Agjencinë për Dialog e Bashkëqeverisje, mbërrijnë rreth 2 mijë ankesa, ku shumica e tyre kanë në fokus problemet me pronën.

“Në javë arrijmë mesatare prej 2 mijë ankesash dhe shumica e tyre drejtohen drejt çështjeve të pronës, por kemi edhe çështjen e pensioneve. Mbi 143 mijë ankesa të ardhura dhe i kemi të trajtuara, 103 mijë prej tyre kanë marrë përgjigje përfundimtare, të tjerat janë në proces dhe ka disa të tjera që i drejtohen gjykatës”, tha Cano në Report Tv.

Drejtoresha e Agjencisë për Dialog e Bashkëqeverisje shpjegoi se në të shumtën e rasteve ankesat marrin përgjigje brenda 10 ditësh, ndërsa theksoi se në platformë qytetarët mund edhe të aplikojnë për fonde edhe për projekte që kanë në fokus komunitetin. Sipas Canos, përgjigjja e projektit vjen për 20 ditë, pasi të shqyrtohet nga ministritë përkatëse.

“Platforma ka katër vite që ekziston quhet platforma e bashkëqeverisjes, për shqipërinëqëduam.al, është një mjet në dorën e qytetarit për të bashkëqevrisur me qeverinë duke kërkuar cilësi shërbimi sa më të mirë në kohë, por jo vetëm ne nuk kemi vetëm ankesa, por edhe rubrika të tjera që i japim  mundësinë qytetarëve për të na prezantuar për idetë që kanë, si për nisma ligjore edhe për projekte komunitare.

Ankesa regjistrohet në platformë dhe merr përgjigje brenda 10 ditëve, nëse ankesa ka nevojë për me tepër kohë, qytetari informohet brenda 10 ditëve që po ndërmarrim hapa deri në zgjidhjen përfundimtare, ka ankesa që nuk janë për platformën dhe i tregojmë qytetarit që duhet ti drejtohet gjykatës. Por kjo është mënyrë si trajnojmë ankesat. Ne trajtojmë edhe ankesat që vijnë pranë protokolleve të ministrive, dhe letra e qytetarit kalon në mënyrë digjitale në platformë dhe ndiqet sipas procesit.

Shkojmë tek rubrika ‘Nisma Ime’ vendosim projektin dhe projekti brenda 20 ditëve trajtohet me kabinet e ministrisë përkatëse dhe i kthehet përgjigje qytetarit”, u shpreh ajo.

Eridana Cano tregoi se nga kjo platformë ka marrë jetë nisma ‘6 lëndë në 3 orë’ e cila zbatohet në të gjitha shkollat e vendit për të lehtësuar ngarkesën e nxënësve, të cilët nuk zhvillojnë më 6 lëndë në ditë, por vetëm 3.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alf: 17/12/2021 23:24

    Ti thote njeri realitetin kesaj se keshtu perfundojm kur na drejtojne militantet dhe jo profesionistat.veper e kesaj qenka qe te bejme 2 ore rradhasi gjuhe shqipe,matematik etj,po pse budallenj jane bota qe bejne nje ore ne dite ???psh nje ore eshte nje mesim ne matematike dhe e spjegon mesuesi pastaj nxenesi meson dhe ben detyrat ne shtepi,por jo ne jemi alla shqiptare dhe bejme dhe nje ore tjeter direkt ore te cilen mesuesi ben muhabet se mesimin e ka dhene ne oren e pare dhe ska car ben me me femijet ..

    Përgjigju
  • Shqiperiaqeduan: 17/12/2021 10:29

    Falenderojme dretjoreshen eshte e vertete une kam bere ankese tek platforma e bashkeqeverisjes dhe ne nje kohe te shkurter kam gjetur zgjidhje .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?