Nga dogana e Kakavijës duke iu bërë kontrollet mjekësorë shqiptarëve

Mbi 2 mijë qytetarë u bëhet testi i COVID në Kakavijë, krijohen radhë të gjata në doganë

6 Gusht 2020, 10:35| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 11:40

  • Share

GJIROKASTËR- Një e nga një, të gjithë shqiptarët që janë nisur drejt Greqisë nëpërmjet doganës së Kakavijës iu është bërë tamponi! Referuar mediave greke, përgjatë 24 orëve rreth 2000 qytetarëve iu është bërë testi i COVID-19 në këtë pikë doganore. Mostrat janë marrë nga ekipet shëndetësore të qeverisë greke, Grupet Mobile të EODY. Sipas qeverisë greke, njësitë EODY do të jenë në Kakavijë çdo ditë, për të kryer inspektimet e kërkuara.

Në fakt, ky proces ka shkaktuar radhë të pafundme në pikën e kufirit me Greqinë, ku emigrantët kanë qëndruar aty me orë të tëra. Është dashur ndërhyrja e policisë për të ruajtur rendin.

Kjo është një nga masat që shteti fqinj ka marrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, që i prek drejtpërdrejtë edhe shqiptarët. Kujtojmë që nga 16 gushti, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria do futen në një karantinë shtatë-ditore, teksa dogana e Kakavijës do të punojë vetëm gjatë ditës, nga ora 06:00-22:00, me qëllim që çdo qytetarë të mund t'iu nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?