Pamje gjatë vaksinimit

Kronikë

Mbi 2 mijë vaksina në 24 orët e fundit, më shumë se 790 mijë që nga fillimi i fushatës! Java e parë e qershorit pa asnjë viktimë nga COVID

6 Qershor 2021, 21:41| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 22:05

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2,038 vaksinime anti COVID, ndërsa gjithsej që nga fillimi i fushatës "Shqipëria Buzëqesh" është arritur shifra e 798,624 të vaksinuarve.

Të dhënat e fundit nga ministria e Shëndetësisë tregojnë se pandemia po largohet të paktën përkohësisht. Në javën e parë të qershorit nuk u shënua asnjë viktimë nga COVID në vendin tonë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit vetëm 5 persona rezultuan pozitiv ndërsa dje vetëm 2. Edhe spitalet COVID duket po boshatisen. Aktualisht po marrin trajtim spitalor vetëm 28 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Pak ditë më parë spitali Shefqet Ndroqi iu kthye funksionit të tij para pandemisë për shkak të numrit të ulët të pacintëve që kërkojnë trajtim nga COVID.

Në një intervistë për Report Tv edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se situata me pandeminë e koronavirusit në vend është përmirësuar ndjeshëm e duket se do të kemi jo vetëm një verë të qetë por edhe vjeshta që vjen nuk pritet të sjellë rritje drastike infeksionesh. Sipas epidemiologut, falë numrit të të vaksinuarve dhe të atyre që tashmë e kanë kaluar COVID, kjo vjeshtë nuk do të jetë aspak e ngjashme me atë të një viti më parë.

Java e parë e Qershorit ka regjistruar numrin të ulet të totalit të infektimeve ditore që prej fillimit të pandemisë dhe krahasuar dhe me të njëjtën periudhë të vitit 2020.  E shtuna ka regjistruar dhe numrin me të ulet të infektimeve ditore me 2 raste, e cila nuk ishte hasur që në 18 Maj të 2020, kur është shënuar i njëjti numër rastesh të reja të të infektuarve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?