70 gra, punonjëse në një fasoneri në Fier, janë detyruar të lënë punën dhe të dalin në protestë këtë të premte, pasi prej 2 muaj e gjysmë nuk kanë marrë pagën.
Ato ankohen se prej gushtit të kaluar kanë pasur vonesa të vazhdueshme të pagave, por dy muajt e fundit nuk janë paguar fare nga pronari i kompanisë private të rrobaqepësisë “Ozgur Albania shpk”.
Sinkron gratë e fasonerisë.. Kemi 2 muaj e gjysmë pa marrë pagat. Unë kam 8 muaj këtu dhe prej fillimit kemi patur probleme me pagat.
Na mbanin dhe jashtë orarit të punës. Edhe përgjegjësit na mbanin me premtime e gënjeshtërta. Nga muaji gusht filluan të loznin. Deri në muajin gusht i kemi marrë rregullisht, pastaj filluan të lozin me neve. Do jua japim sot, jo duroni për 15 ditë, jo duroni për një muaj.
Kemi pritur dhe 3 muaj dhe kemi marrë nga 100 mijë lekë
Në vështirësi ekonomike familjare, punonjëset kërkojnë të ndërhyjnë institucionet shtetërore, ndërsa nënvizojnë se deri më tani kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër.
“Kemi vajtur tek Zyra e punës prej muajit prill. Nuk na kanë dhënë përgjigje, na kanë thënë që ta ndjekim në gjykatë por ne nuk kemi mundësi ekonomike” , thotë një nga gratë punonjëse
Sinkrone Te Zyra e Punës kemi qenë herën e fundit dhe na thonë që nuk na dalin në telefon.Ky problem filloi që në gusht, por kemi pritur dhe kemi punuar. Ne si nevojtarë na kanë bërë presion psikologjik. Ku i gjejmë ne të ardhurat.
Bashkëpronari shqiptar Erion Tahiraj, i cili sipas punonjësve është administrator i rrobaqepësisë turke, u ka premtuar se do t’ju japë pagat punëtoreve, por deri më sot ato nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.
I thoni të gjatit se ai u zgjidh punë. Dhe pastaj ankohen sgjejmë fuqi punëtore
Përgjigju