Mbi 200 garues nga 15 vende të botës në maratonën e Beratit, Luiza Gega: E shijova! Vrapon edhe bashkëshorti i ambasadores suedeze

10 Prill 2023, 15:48| Përditesimi: 10 Prill 2023, 15:53

  • Share

Berati priti në fundjavë ‘Green Half Marathon’ ku në dy disiplina të ndryshme për vajza dhe djem morën pjesë mbi 200 garues nga 15 vende të botës. Një ngjarje që e ktheu qytetin në një arenë të madhe sportive, ndërsa shërbeu edhe për të promovuar qytetin.

 “Unë mund të them se erdha këtu për ta shijuar dhe e shijova pafund. Më gëzonte shumë që njerëzit gjatë gjithë rrugës me duartrokisnin. Kjo më jepte një kënaqësi dhe ndjesi tjetër.”- tha atletja Luiza Gega.

 “Unë mora pjesë në garën e 10 kilometrave ku zura vendin e dytë, ndërsa të parën e zu atleti i Bosnjës që është 25 vjeç dhe unë jam 41. Shpresoj që vitin tjetër të ketë një pjesëmarrje më të gjerë sepse sa më shumë të shtohen është një promovim për turizmin, sportin dhe të gjithë ne.”- tha Bledar Mesi.

 “Ne jetojmë këtu në Tiranë dhe jemi italian të dy. Berati është shumë i bukur, më pëlqen shumë. Ne flasim dhe pak shqip.”- u shpreh një garues.

Në maratonën e Beratit nuk munguan as përfaqësues të diplomacisë. Kishte nga ata që garuan dhe të tjerë të cilët mbështetën të afërmit e tyre.

 “Unë jam shumë i lumtur që jam këtu në Beratin e bukur.”- tha ambasadori ukrainas në Shqipëri.

 “E dashuroj ‘Green Half marathon’. Burri im erdhi këtu për të garuar dhe jam shumë krenare. E dua Beratin dhe shumë urime për të për këtë organizim kaq të bukur.”- tha ambasadorja suedeze në Tiranë.

Itinerari i maratonës nisi nga pedonalja e qytetit dhe vijoi më pas nga lagjet muzeale për t’u dhënë mundësi garuesve për të shijuar edhe pamjet mbresëlënëse që ofron Berati.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kela: 11/04/2023 01:12

    Kerkova ne median suedeze per lajm te ngjashem nese burri ambasadores ishte per vrap por ehe, hic. Pastaj kerkova per burra apo gra te ambasadoreve te huak ne Suedi prape hic. Shume domethenese qasja alla shqiptare ndaj lajmit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?