Më shumë se 21 mijë (21.460 banorë) shtetas të huaj banojnë në Shqipëri. Kjo shifër është 18.2% më e lartë se në fund të 2022-shit kur ishin 18.1 mijë të huaj.
“Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023 ishte 12.430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22,7 %, krahasuar me vitin 2022. Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Kosova dhe Italia përbëjnë 28,5 % të aplikimeve gjithsej në 2023”, thotë INSTAT.
Vendi po tërheqë më shumë shtetas nga Kosova, Italia dhe Turqia, ndërsa punësimi është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të huajve në Shqipëri në 2023 me 48,3 %. Në vitin 2023 të huajt me leje qëndrimi për arsye punësimi zënë 48,3 % të huajve gjithsej, ndjekur nga arsyet për bashkim familjar me 22.2 %, arsyet të tjera me 13.3 %, arsyet për qëllime humanitare me 12.4 % dhe arsyet për studime 3.7 %.
Në vitin 2023 janë evidentuar 6.630 të huaj të parregullt në territorin e vendit, ku pjesën më të madhe të tyre, rreth 44 %, e zënë të huajt me origjinë nga Afganistani dhe Siria. Grup-mosha dominante e të huajve me leje qëndrimi është 30-39 vjeç, e cila përbën 22.5 % të huajve gjithsej me leje qëndrimi.
Në vitin 2023 të huajt me leje qëndrimi për arsye punësimi zënë 48.3% të huajve gjithsej, ndjekur nga arsyet për bashkim familjar me 22.2 %, arsyet të tjera me 13.3 %, arsyet për qëllime humanitare me 12.4 % dhe arsyet për studime 3.7%.
Të huajt e parregullt sipas vendit të origjinës në 2023 kryesohen nga vende si Afganistani me 1.610 persona, Siria me 1.305 persona, Pakistani me 969 persona, Bangladeshi me 792 persona, Somalia me 475 persona dhe Maroku me 156 persona.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)